Ndërlidhjet

Ideja e Mustafës për referendum përkrahet vetëm nga Vetëvendosje


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Ideja e lansuar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për organizimin e referendumit në lidhje me bisedimet politike me Serbinë ka hasur në përkrahje vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përderisa subjektet tjera mendojnë se vendimi për bisedimet me Serbinë mund të merret nga institucionet e vendit.

Skepticizmi në lidhje me idenë e Mustafës, sipas disa deputetëve, është edhe më i madh pasi që aktualisht ka boshllëk ligjor në lidhje me organizimin e referendumeve në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi thotë se për bisedimet me Serbinë, subjektet politike dhe institucionet kanë nevojë të formësojnë qëndrime unike.

Ndërsa, nuk është shprehur për dhe as kundër referendumit, Krasniqi megjithatë ka favorizuar dialogun ndërmjet partive politike para referendumit.

Duhet që mendimet të piqen në mes subjekteve politike në Kosovë dhe ato të jenë në interes të qytetarëve dhe zhvillimeve politike. Secili nga ne mund ta ketë nga një propozim, por ne duhet të heqim dorë nga mendimet dhe propozimet personale, qoftë edhe partiake dhe duhet të shkojmë te një unifikim i një qëndrimi politik siç janë marrëdhëniet Kosovë – Serbi”, ka thënë Krasniqi.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri mendon se lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë me një propozim të drejtë dhe arsyeshëm, pasi që bëhet fjalë për një proces që ndërlidhet me një nga çështjet e interesave nacionale të Kosovës.

Ky është një propozim, shume i arsyeshëm dhe i arsyetuar nga kryetari dhe nuk ka asnjë nevojë që unë t’i shtoj se çfarë duhet të bëhet. Kjo është një çështje madhore, nacionale..., kjo që po flitet rreth bisedimeve dhe nuk di se për çfarë çështje tjetër duhet të organizohet referendum sesa për këtë”, ka deklaruar Beqiri.

Ndryshe nga LDK, mendon partia aktualisht më e madhe në Parlament, Partia Demokratike e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci thotë se Kosova i ka institucionet të cilat duhet t’i marrin vendimet dhe përgjegjësitë që u takojnë më kushtetutë dhe ligj.

Kosova ka Kuvendin, institucionet ekzekutive që është qeveria dhe organet tjera që janë të obliguara t’i zbatojnë vendimet e Kuvendit, prandaj ne mendojmë se kërkesa për referendum është humbje e kohës dhe ne nuk biem ndesh edhe me vet vullnetin e qytetarëve të Kosovës, me institucionet e vendit dhe ne duhet të tregojmë respekt për vetveten”, theksoi Grabovci.

Ndonëse e sheh me skepticizim mundësinë e organizimit të referendumit, Lëvizja Vetëvendosje mendon se propozimi i liderit të LDK-së është i arsyeshëm.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se Kosova do të duhej të shkonte në referendum, pasi që vendimin për të hyrë në bisedime politike me Serbinë, sipas tij, nuk mund ta merr një grup i caktuar politikanësh.

Kërkesa për referendum është plotësisht e arsyeshme, një referendum i tillë do të duhej të mbahej, edhe pse e dimë shumë mirë që plani i Ahtisarit na ka vendosur shumë kufizime sa i përket organizimit të referendumit”, ka thënë Konjufca.

Në arsyetimin e tij se përse duhet të organizohet referendumi në lidhje me dialogun politik me Serbinë, Isa Mustafa kishte thënë se bisedimet politike me Serbinë janë mbyllur me procesin e Vjenës.

Andaj, pati deklaruar Mustafa, nëse duhet të hyhet në biseda të reja, përgjigjja duhet të merret përmes referendumit.

Sidoqoftë, ndërsa në Kosova po vazhdojnë debatet dhe polemikat rreth bisedimeve të ardhshme me Serbinë, zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian nuk e kanë përjashtuar mundësinë e organizimit të takimeve në nivele të larta politike midis dyja vendeve duke i paralajmëruar si Prishtinën ashtu edhe Beogradin se do të duhet të ballafaqohen edhe me marrjen e vendimeve të

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG