Në Prishtinë po komentohet në mënyra të ndryshme gatishmëria e ri-shprehur e kryeministrit Hashim Thaçi gjatë sesionit të djeshëm të Këshillit të Sigurimit për bisedime politike me Serbinë.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, kryeministri Hashim Thaçi edhe njëherë tregoi gatishmërinë e qeverisë së tij për dialog me Serbinë, por njëherësh ai i paraqiti edhe vijat e kuqe të këtyre bisedimeve.
“Statusi i Kosovës është zgjidhur njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt të vitit 2008. Dua ta ritheksoj dhe të jem shumë i qartë se përderisa ne jemi të përkushtuar ndaj dialogut, në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës kurrë nuk do ta diskutojmë. Shtetësia e Kosovës është fakt politik dhe juridik”, ka deklaruar Thaçi.
Prezantimi i vijave të kuqe nga kryeministri Thaçi, ku përfshihen sovraniteti, integriteti dhe pavarësia e Kosovës, si çështje të panegociueshme, megjithatë nuk e ka kënaqur opozitën në Prishtinë.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani thotë se këto vija të kuqe nuk e përjashtojnë diskutimin për veriun e Kosovës.
“Kryeministri tha që nuk do të diskutohet për sovranitetin, integritetin territorial apo për pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, asnjëra nga këto të tria nuk e përjashtojnë diskutimin për një autonomi për veriun dhe ne kemi deklaruar disa herë që kjo është një zgjidhje e dëmshme për Kosovën sepse krijon një “republika srpska” brenda Kosovës dhe e bën atë shtet jofunksional”, ka vlerësuar Osmani.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar prezantimin e kryeministrit Hashim Thaçi, në raport me bisedimet me Serbinë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri thotë se pranimi i bisedimeve pa agjendë dhe me kundërshtimin e hapur të Serbisë për mos njohjen e shtetit të Kosovës, është një hap i gabuar politik i kryeministrit Thaçi.
“Po që se në këtë dialog politik marrëveshja e mundshme do të ishte diku mesi (i pozicioneve) atëherë ky mes do të jetë ai që po e kërkon vazhdimisht Serbia e që është një status i veçantë për serbët brenda Kosovës apo statusi i veçantë për pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Ymeri.
Në anën tjetër, kryeministri serb, Ivica Daçiq, thotë se qeveria e tij është e gatshme të bisedojë jo vetëm nivel teknik, por edhe atë politik si dhe t’i zbatojë marrëveshjet me Kosovë.
Por, ai ka ritheksuar se Serbia nuk e pranon shtetin e Kosovës.
“Atë që ne nuk jemi në gjendje është që në mënyrë indirekte të kontribuojmë që statusi i Kosovës të zgjidhet pa një vendim të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Daçiq.
Duke i komentuar pozicionet e të dyja palëve para fillimit të dialogut të paralajmëruar politik midis dyja vendeve, analisti dhe ish funksionari i lartë politik, Azem Vllasi thotë se të dyja palët do të jen nën trysninë ndërkombëtare që të vazhdohet dialogu.
Sipas tij, asnjëra palë nuk pritet të bëjë lëshime në raport me zhvillimet e brendshme.
Por, ai e sheh të mundshëm reciprocitetin që mund të arrihet mes dyja vendeve për veriun e Kosovës dhe luginën e Preshevës.
“Nëse ndërlidhet për shembull çështja e Luginës së Preshevës me atit ë pozitës së serbëve të veriut të Kosovës aty përnjëherë do të preket çështja e reciprocitetit, që dyja shtet të gjejnë një baraspeshë për mënyrën e garantimit të drejtave si të serbëve në veriun e Kosovës ashtu edhe të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, thotë Vllasi.
Pas bisedimeve të cilësuara si teknike që rezultuan me shtatë marrëveshje por të cilat, përveç marrëveshjes për tregti dhe lëvizje të lirë, nuk janë zbatuar, tani bisedimet politike me Serbinë, sipas zyrtarëve të lartë në Kosovë, do të duhej të adresonin edhe arritjen e një traktati paqeje midis dyja shteteve.
Por, opozita dyshon në këto pretendime të qeverisë dhe këtë dialog kryesisht e sheh se do të përfundoj në negociata për pozitën e pjesës veriore të Kosovës të dominuar nga serbët lokal dhe strukturat paralele të pushtetit që mbështeten nga Beogradi.