Ndërlidhjet

KFOR-i demanton mediat serbe: Nuk plagosëm askënd


Nga aksioni i 1 qershorit për heqjen e barrikadave në veri...
Nga aksioni i 1 qershorit për heqjen e barrikadave në veri...
Forcat Paqeruajtëse të KFOR-it kanë demantuar njoftimet e medieve serbe në lidhje me plagosjen e dy pjesëtarëve të komunitetit serb gjatë aksionit të djeshëm për bllokimin e një rruge alternative (ilegale) të kalimit të kufirit midis Kosovës e Serbisë në afërsi të Bërnjakut.

“KFOR-i konfirmon se trupat e tij kanë shtënë tre (3) plumba gome direkt në ajër, vetëm si paralajmërim, për të mos i lënë protestuesit të hipin në automjetin e KFOR-it tek TERMOHI. Ky incident ka ndodhur menjëherë pasi KFOR-i me sukses përfundoi një operacion duke mbyllur fizikisht rrugën alternative të Portës 16 në afërsi të Bërnjakut, kur demonstruesit kanë arritur për të protestuar kundër këtij aksioni. Si rezultat, ASNJËRI nga protestuesit nuk ka marrë lëndime”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KFOR-i.

Ndërkaq në komunikatë thuhet se një grua është prekur lehtë nga e gjithë situata dhe është ligështuar, por jo nga të shtënat.

“Ushtarët e KFOR-it i kanë ndihmuar asaj duke e dërguar nën hije dhe duke i dhënë për të pirë lëngje. Pas kësaj, ajo e mori veten sërish”, vijon komunikata.

“Raportimi në disa media Serbe për dy persona të lënduar në kontekstin e protestës kundër mbylljes së rrugës alternative të Portës 16, nuk është i saktë”, thuhet në fund të komunikatës së KFOR-it.(z.g.)

KFOR-i mbyll një kalim ilegal, serbët protestojnë

Hiqet barrikada, dy ushtarë të KFOR-it dhe tre serbë të plagosur

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG