Forcat e KFOR-it konfirmojnë se kanë përfunduar me sukses operacionin e mbylljes fizike të një kalimi ilegal të kufirit në afërsi të Bërnjakut në veri të Kosovës.
“Ky operacion është kryer në mënyrë që të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt, duke i parandaluar lëvizjet e paautorizuara përgjatë vijës kufitare”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Që nga ora 05:30 e mëngjesit, KFOR-i kishte vendosur disa pika kontrolli të automjeteve dhe kishte bërë kordonin e disa zonave për shkaqe sigurie.
Aksioni i KFOR-it, si edhe herëve tjera, ka hasur në kundërshtimin e popullatës lokale serbe.
Strukturat paralele të pushtetit kanë lëshuar sirenat e alarmit duke e ftuar popullatën të dalë në kundërshtim të aksionit të forcave paqeruajtëse.
Sipas medieve serbe, dy pjesëtarë të komunitetit serb janë plagosur gjatë këtyre përpjekjeve për ta penguar KFOR-in. Plagët thuhet se janë të lehta dhe se ata janë lëshuar në shtëpi pas ndihmës së parë që kanë marrë në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok.
Në anën tjetër, në komunikatën e KFOR-it thuhet se kjo forcë nuk mund t’i konfirmojë raportimet që flasin për lëndimet e njerëzve, në momentin kur trupat e KFOR-it kanë shtënë në ajër tre (3) plumba gome, në mënyrë që të mos i lënë protestuesit të hipin mbi automjetet e KFOR-it në Termohi.
“Mirëpo, mund të deklarojmë që situata e përgjithshme mbetet e qetë”, vijon komunikata.
Për dallim nga 1 qershori kur serbët plagosën dy ushtarë të KFOR-it në përpjekje për të penguar heqjen e barrikadës në Rudarë, sot ata janë shpërnda pa krijuar incidente të mëdha.
Megjithatë, liderët e serbëve të veriut kanë thënë se ata do të vazhdojnë të përdorin rrugë tjera alternative, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë qendrore dhe se nuk do të pranojnë kurrë integrimin e tyre me dhunë në institucionet e shtetit të Kosovës.
Njëri nga liderët e serbëve të veriut, Stevan Bozhoviq, pas takimit që patën në Jagnenicë me njërin nga komandantët e KFOR-it, David Kontad ka apeluar te popullata serbe e tubuar që të shpërndahet e qetë dhe ka kërcënuar se serbët do të vazhdojnë organizimin e tyre paralele duke mos njohur asnjë vendim të shtetit të Kosovës.
Ndërkaq, KFOR-i, njofton se aktualisht, po fokusohet në dialog me përfaqësuesit e banorëve lokalë, gjersa në të njëjtën kohë apelon që çdo protestë të mbetet e qetë dhe paqësore pa penguar lirinë e lëvizjes.
“Mbyllja e rrugës alternative lejon trupat e KFOR-it të përqendrohen në kryerjen e detyrave thelbësore për misionin e tyre kryesor për të kontribuuar për një ambient të qetë dhe të sigurt”, potencohet në komunikatën e Forcave Paqeruajtëse. Për më tepër, aty thuhet po ashtu se “KFOR-i lufton frikësimin e papranueshëm të banorëve lokalë, të cilëve iu është bërë presion financiar kundër shfrytëzimit të vendkalimit të autorizuar, përdorimi i të cilit tani ka arritur normalizimin e situatës për ta”.
“Ne inkurajojmë të gjitha palët t’i shmangen veprimeve të njëanshme, deklaratave nxitëse ose veprimeve të dhunshme”, vijon komunikata.
Ky vendkalim i paautorizuar së shpejti do të jetë i pakalueshëm për shkak të barrierës fizike të vendosur nga KFOR-i, thuhet në komunikatë, ku potencohet po ashtu se operacioni është në pajtueshmëri të plotë me kornizën e misionit paqeruajtës të NATO-s.