Kryeministri Hashim Thaçi ka kritikuar sërish qasjen e Brukselit në raport me procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian. Thaçi ka thënë se Brukseli po ecën me hapa të ngadaltë duke e stërzgjatur procesin.
Gjatë një takimi që ai ka zhvilluar me ministrat dhe sekretarët e përhershëm të ministrive, Thaçi u ka kërkuar atyre t’i përmbushin me kohë obligimet që dalin nga pyetësori për studimin e fizibilitetit.
Angazhimet në procesin e integrimeve, Thaçi i ka cilësuar si prioritet i qeverisë aktuale. Por, nuk ka kursyer edhe njëherë BE-në nga kritikat, për shkak të qasjes, siç tha ai, të Brukselit në raport me procesin e ngadaltë integrues të Kosovës, duke përmendur edhe vonesat në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.
“Kosova po implementon në afat rekord të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet tregtare dhe përgatitjet për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”.
“Por, e vërteta është që dinamika në Prishtinë dhe Bruksel nuk përputhet. Vonesat e Brukselit janë të pajustifikueshme. Kosova mjaft është vonuar për një shekull padrejtësisht”, ka thënë Thaçi.
Përderisa Kosova “që nga shpallja e pavarësisë ka punuar njëanshëm në përafrimin e saj me strukturat e Bashkimit Evropian, Bashkimi Evropian ka vepruar me hapa shumë të ngadaltë”, është shpreur Thaçi.
Ai ka thënë se Kosova vetëm po kërkon trajtim të barabartë me vendet tjera të Ballkanit dhe nuk kërkon trajtim të privilegjuar
“Bashkimi Evropian nuk duhet të tolerojë vrima të zeza në kontinentin evropian. Parimi i lirisë dhe barazisë është vlerë, mbi të cilën është ndërtuar Bashkimi Evropian dhe ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë e as më pak se liri të lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe ideve dhe barazi në trajtim”.
“Edhe mosnjohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian nuk është justifikim për të marrë një përkushtim të drejtë dhe të përgjegjshëm, në përputhshmëri me interesat, punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë evropiane të Republikës së Kosovës edhe nga Brukseli”, ka theksuar Thaçi.
Pas lëshimeve që bëri pala kosovare në dialogun me Serbinë, në shkurt të këtij viti, Brukseli pati vendosur që të lansojë fillimin e Studimit të Fizibilitetit, për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për Kosovën.
Studimi vlerëson nëse kriteret politike, legjislative, ekonomike, dhe standardet tjera evropiane janë të plotësuara në masë të mjaftueshme me qëllim të fillimit të negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Në këtë drejtim, hapi i parë në kuadër të përgatitjes së Studimit të Fizibilitetit, është plotësimi i pyetësorit për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit.
Andaj, Thaçi ka kërkuar nga ministrat që t’u përgjigjen me kohë mbi 450 pyetjeve të pyetësorit që BE-ja i ka dërguar Ministrisë për Integrim.
Deri më 18 maj, të gjitha institucionet duhet të dërgojnë përgjigjet e tyre në Ministrinë e Integrimit. Më 21 maj kjo ministri, sipas Thaçit, do të raportojë për ato institucione, të cilat kanë respektuar apo jo afatet dhe kualitetin e kërkuar të përgjigjeve.
Përgjigjet në pyetësorin do t’i dorëzohen më 8 qershor Komisionit Evropian. Pas dorëzimit të tyre, më 18 qershor, Misioni Faktmbledhës i Komisionit Evropian, do të arrijë në Kosovë me qëllim të verifikimit të përgjigjeve të pyetësorit.
Kryeministri Thaçi ka kërkuar nga ministrat dhe sekretarët e përhershëm që t’i kryejnë me kohë këto angazhime në mënyrë që Kosova të ecë përpara në agjendat integruese.
Sidoqoftë, Thaçi është shprehur i bindur se perspektiva evropiane e Kosovës është e qartë, por ka kërkuar nga Brukseli që ta shohë Kosovën me syrin e suksesit.

Vonesat e Brukselit janë të pajustifikueshme.

...ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë e as më pak se liri të lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe ideve dhe barazi në trajtim.