Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Ferizajt po kalojnë kryesisht qetë, ndonëse me disa parregullsi që nuk e dëmtojnë procesin. Ky është vlerësimi i përgjithshëm i procesit të deritashëm zgjedhor në këtë komunë, ku sipas KQZ-së, të drejtën e votës e kanë mbi 95 mijë qytetarë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar opinionin se votimet kanë nisur me kohë dhe kanë kaluar kryesisht pa ndonjë problem të madh. Ndërkaq shqetësuese mbetet dalja e ulët në votime.
Sipas KQZ-së, deri në ora 15:30 dalja e votuesve ka qenë 19.54 për qind apo diç mbi 18 mijë votues. Kjo përqindje është më e ulët sesa në vitin 2009 kur dalja deri në këtë kohë shënonte 30.8 për qind të votuesve.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, deklaroi se nuk ka ankesa që kanë të bëjnë me dëmtimin e imazhit të këtyre zgjedhjeve.
Me disa vërejtje, ky proces zgjedhor është lavdëruar edhe nga vëzhguesit e koalicionit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim.
Ismet Kryeziu nga ky koalicion tha se janë hetuar disa parregullsi, por të cilat, sipas tij, nuk e dëmtojnë procesin si tërësi.
“Së paku në dy qendrat më të mëdha në zonën urbane të Ferizajt, qytetarët kanë pasur vështirësi t’i gjejnë emrat e tyre në listën e votuesve, ngase u është ndërruar vendvotimi, por ata s’kanë pasur informacion të mjaftueshëm”.
“Pastaj, kemi rastin e një qendre në Zaskot ku kishim një mosmarrëveshje mes komisionarëve, çka solli ndërprerjen e votimit për disa minuta, po ashtu edhe në shkollën ‘Faik Konica’, kemi pasur njerëz të paautorizuar që kanë ushtruar presion mbi votuesit dhe komisionarët. Por, deri më tani, për sa kemi parë, është një avancim i procesit në Ferizaj nga të gjitha zgjedhjet e deritashme”, deklaroi Kryeziu.
Ndër parregullsitë tjera, vëzhguesit kanë hetuar edhe vendosjen e posterëve afër qendrave të votimit, pastaj mosfunksionim e llambave verifikuese, si dhe sërish janë hasur emrat e personave të vdekur në listat e votuesve.
Zgjedhjet po vëzhgohen edhe nga INPO dhe D4D. Avni Bytyçi nga këto organizata tha se janë hasur disa parregullsi.
“Bateritë dhe ngjyrat (llambat verifikuese) nuk janë duke funksionuar në nivelin efikas dhe të kënaqshëm, për arsye se kontrollimi nuk po bëhet në nivelin e duhur. Po ashtu, kemi vërejtur se në disa qendra të votimeve organizimi i zgjedhjeve bëhet në katet e larta nga kati i dytë dhe katër dhe ku nuk ka organizim për të hendikepuarit që të votojnë”.
“Po ashtu, kemi vërejtur një numër të caktuar të individëve të paidentifikuar, të cilët nuk janë të certifikuar nga KQZ-ja dhe të cilët sorollaten poshtë e lart vendvotimeve”, tha Bytyçi.
Për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve janë certifikuar 1.514 vëzhgues, prej të cilëve vetëm 6 janë ndërkombëtarë, kurse të tjerët u përkasin partive politike dhe organizatave joqeveritare.
Gjatë orëve të mesditës edhe partitë politike filluan me kritika e akuza të ndërsjella për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Ferizajt pasuan dorëheqjen e kryetarit të deritashëm, Bajrush Xhemajli.
Për kryetar të Ferizajt garojnë tetë kandidat. Ata janë: Agim Aliu - kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Salihu - kandidat i koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës - Lidhja Demokratike e Dardanisë, Ramadan Hasani nga Aleanca Kosova e Re, Naim Ferati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje, Bujar Ademi nga Partia e Drejtëisë, Ramadan Emini nga Lëvizja e Bashkuar, si dhe kandidati i pavarur Rrahim Sadiku.