Agjencia e vlerësimit “Standard and Poor’s” ka ulur vlerësimet e saj për një mori shtetesh evropiane - një lëvizje kjo që shton frikën për aftësinë e Eurozonës për të luftuar krizën e saj të borxheve.
Pas thashethemeve se cilat vende do të preken dhe në çfarë mase, “S&P” ka njoftuar mbrëmjen e vonë të 13 janarit se degradon vlerësimet e saj për nëntë shtete evropiane.
Vendimi i agjencisë ka prekur Qipron, Italinë, Portugalinë dhe Spanjën me nga dy pikë, ndërsa Austrinë, Francën, Maltën, Sllovakinë dhe Slloveninë me nga një.
Si rezultat i po këtij vendimi, Franca dhe Austria kanë humbur vlerësimin me nga 3A.
Vlerësimi më i ultë nënkupton kosto më të madhe për vendet që duan të marrin hua dhe më shumë sfida për të kapërcyer krizat sovrane të borxhit.
“S&P” nuk i ka ulur vlerësimet e saj për Estoninë, Finlandën, Irlandën, Luksemburgun, Holandën dhe Gjermaninë që është ekonomia më e madhe në zonën e euros.
Agjencia me seli në Shtetet e Bashkuara tha se nga 16 vendet e rishikuara, të gjitha, përveç Gjermanisë dhe Sllovakisë, kanë perspektiva negative, çfarë do të thotë se mund të ndodhin të tjera degradime gjatë viteve të ardhshme.
Komisionari evropian për çështje ekonomike, Oli Ren, ka qenë i shpejtë në reagimin e tij. Ai ka kritikuar vendimin e agjencisë “Standard and Poor’s”, duke e quajtur “kundërthënës”, në kohën kur, sipas tij, Eurozona po merr veprime të rëndësishme për t’iu përgjigjur krizës”.
Udhëheqësit e Eurozonës janë dakorduar dhjetorin e kaluar për të negociuar paktin që parasheh rritje të disiplinës buxhetore.
Por, “S&P” thotë se marrëveshja “nuk ka prodhuar arritje me përmasa të duhura, e as ndonjë mundësi për adresimin e plotë të problemeve financiare të Eurozonës”.
Pak kohë para njoftimit zyrtar të agjencisë dhe pas bisedimeve urgjente me presidentin Nikolas Sarkozi, ministri francez i Financave, François Baroin, ka konfirmuar uljen e vlerësimit gjatë një interviste televizive.
“Po, unë konfirmoj se Franca, si shumë vende të Eurozonës, ka marrë njoftimin për ndryshim të vlerësimit. Është ulje, ndryshim për një pikë. Është agjencia e njëjtë që ka degraduar Shtetet e Bashkuara nga 3A në gusht të 2011-s. Na ka paralajmëruar, andaj dhe është gjysmë-befasie”, ka thënë ministri francez.
“S&P”, dhjetorin e kaluar, u ka tërhequr vërejtjen 15 vendeve evropiane se janë në rrezik të degradimit.
Baroin ka bërë përpjekje të minimizojë ndikimin e këtij ndryshimi, duke e quajtur atë “lajm të keq”, por jo “katastrofë”. Ai, po ashtu, ka thënë se ndryshimi nuk do të çojë në masa të reja shtrënguese.
Ministri gjerman i Financave, Vofgang Shojble, është shprehur se me gjithë degradimin, “Franca mbetet në rrugën e duhur”.
Parisi është kontribuuesi i dytë më i madh në Fondin Evropian të Stabilitetit Financiar.
Pas njoftimeve për ulje të vlerësimeve, euroja ka pësuar rënien më të madhe në 17 muajt e fundit. Rënie kanë pësuar edhe rezervat botërore. (v.t.)

Po, unë konfirmoj se Franca, si shumë vende të Eurozonës, ka marrë njoftimin për ndryshim të vlerësimit. Është ulje, ndryshim për një pikë...