Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga Kuvendi i Kosovës përkrahjen për shkarkimin e kryeministrit Hashim Thaçi. Këtë nismë, Vetëvendosje synon ta realizojë përmes një mocioni për marrjen e besimit kryeministrit dhe Qeverisë aktuale.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, gjatë një konference për media, tha se nga data 5 dhjetor, Vetëvendosje do të kontaktojë edhe me partitë tjera opozitare në Kuvend për mbledhjen e nënshkrimeve që do të çonin deri te seanca, në të cilën do të synohej rrëzimi i Qeverisë Thaçi.
Nisma e subjektit opozitar Vetëvendosje, e cila përfaqësohet në Parlament me 12 deputetë, pason marrëveshjen e fundit të delegacionit të Qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë për menaxhimin e integruar të kufirit, përkatësisht pikëkalimeve kufitare.
Këtë marrëveshje, Vetëvendosje e cilësoi si shumë të dëmshme për shtetësinë e Kosovës.
“Lëvizja Vetëvendosje konsideron që kjo Qeveri dhe ky kryeministër po tregohen çdo ditë e më tepër të dëmshëm për Kosovën dhe duke u nisur nga kjo, do të fillojmë me mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të paraqitur mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Hashim Thaçi. Gjithashtu, Vetëvendosje do të organizojë edhe tubime me qytetarë, aksione protestuese, por edhe demonstrata kundër këtyre marrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës me Serbinë që Kosovës po ia tretin Republikën e Serbisë po ia shtrojnë rrugën drejt BE-së”, tha Visar Ymeri.
Parlamenti i Kosovës ka 120 deputetë, kështu që mocioni i Vetëvendosjes do të duhet të sigurojë shumicën, të cilën opozita nuk e ka.
Andaj, Ymeri tha se përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si subjekte opozitare, do të kontaktohen edhe deputetë të partive në pushtet, të cilët do të mund t’i bashkoheshin mocionit mbi baza individuale.
Qëndrimi i Vetëvendosjes është se Kosova aktualisht nuk ka qeveri legjitime që punon për interesa të vendit, kështu që synon ta çojë vendin në zgjedhje të reja, të cilat do të prodhonin një qeveri kredibile.
“Rrjedhimisht, kjo qeveri nuk mund ta quajë veten legjitime dhe meqenëse nuk kemi qeveri legjitime, do të duhej të kishim zgjedhje tjera, të cilat do ta prodhonin një qeveri që do ta mbronte interesin e Kosovës dhe do ta avanconte atë në rrafshin politik, ekonomik, shoqëror e kështu me radhë”, deklaroi Ymeri.
Ndërkohë, dy subjektet tjera opozitare thanë se do ta presin së pari propozimin e Vetëvendosjes para se të mund të flasin për hapat e mëtutjeshëm.
Por, kur është fjala për marrëveshjen e fundit për menaxhimin e integruar të kufirit apo pikëkalimeve kufitare, pas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosjes, të dielën edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e cilësoi atë të dëmshme për vendin.
“Qeveria, që nga fillimi i negociatave me Serbinë, e ka ndihmuar këtë të fundit për të shkuar sa më parë drejt BE-së, ndërsa vazhdimisht i ka dëmtuar interesat e Kosovës”, thuhet në një komunikatë me shkrim të LDK-së.
Marrëveshjet e arritura deri më tani, sipas LDK-së, janë përshkuar me mungesë të plotë të transparencës nga ana e Qeverisë dhe kanë prekur elemente të shtetësisë së Kosovës.
Në anën tjetër, Qeveria mbrojti të shtunën arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke e cilësuar atë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Sidoqoftë, pritet që debati dhe polemikat politike rreth marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dhe transferohen tani edhe në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria, që nga fillimi i negociatave me Serbinë, e ka ndihmuar këtë të fundit për të shkuar sa më parë drejt BE-së...