Debatet politike në Prishtinë për marrëveshjen e paralajmëruar për menaxhim të integruar të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kanë nxjerrë në shesh ide tjera për ridefinimin e kufirit ndërmjet dy vendeve.
Në fakt, ishte Lutfi Haziri, deputet i partisë më të madhe opozitare, LDK-së, ai i cili kërkoi që të iniciohet çështja e ridefinimit të kufirit, në mënyrë, që sipas tij, të rregullohet njëherë e përgjithmonë kjo çështje dhe të pushojnë armiqësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Duhet të gjendet një model tjetër i cili kënaq palët, e ndalë këtë dialog teknik të rrejshëm dhe kalon në një dialog politik i cili ridefinon kufijtë dhe këta kufij të ’56-ës i zgjidhin problemet etnike dhe territoriale, sepse tendenca e Serbisë ka qenë ta parandalojë Republikën e Kosovës”.
“Por kjo ka dështuar, dhe tash ne duhet ta parandalojmë tendencën e tyre për ta ndarë Kosovën nga brenda ose për ta ndarë Kosovën territorialisht. Serbia nuk dëshiron më të bisedojë për pjesën lindore të Kosovës, ata dëshirojnë të bisedojnë vetëm për veriun dhe të drejtat territoriale e politike të serbëve në veri dhe problemet vazhdojnë”, ka thënë Haziri.
Haziri tha se Kosova nuk mund t’i detyrojë serbët e veriut të jetojnë në shtetin e Kosovës.
Andaj, sipas tij, ka mundësi që të dyja vendet t’i rishikojnë kufijtë që kanë ekzistuar në vitin 1956.
Sipas atyre kufijve, Kosova kishte në territorin e saj Preshevën, Medvegjen dhe Bujanocin, komuna që tani janë në territorin e Serbisë.
Kurse Serbia kishte brenda kufijve të saj komunat veriore të Kosovës, Leposaviqin dhe disa fshatra të Zubin Potokut.
Ndaj deklaratës së Lutfi Hazirit ka reaguar kryeministri Hashim Thaçi.
Ai tha se opsionet e shkëmbimit të territoreve janë shqetësuese, kur vijnë nga partia e dytë në vend.
Thaçi tha se deklarata të tilla shqetësojnë jo vetëm Qeverinë e Kosovës, por edhe bashkësinë ndërkombëtare.
Andaj, Thaçi kërkoi nga LDK-ja që ta sqarojë se a janë deklaratat e Hazirit individuale apo qëndrime partiake.
“Shpreh shqetësimin tim në emër të Qeverisë së Kosovës, prezantoj gjithashtu dhe qëndrimin e miqve ndërkombëtarë që kanë prezantuar këtë shqetësim në qeveri për këto ide të individëve të ndryshëm”.
“Jam në favor të ideve dhe opinioneve të lira, por mendoj se këtyre çështjeve të ngritura duhet t’u jepet përgjigje nga Kuvendi i Kosovës. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të respektojë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për respektimin e plotë të integritetit territorial dhe asnjë cep mos t’i jepet Serbisë”, ka thënë Thaçi.
Për dallim nga deklaratat e kryeministrit të Kosovës dhe shefes së delegacionit në bisedimet me Beogradin, Edita Tahiri të cilët flasin për marrëveshje për menaxhim të integruar të kufirit me Serbinë, kryenegociatori serb në këto bisedime, Borisllav Stefanoviq ka thënë se nuk bëhet fjalë për menaxhim të integruar të kufirit, por për një marrëveshje tjetër, të cilën ai nuk e ka sqaruar.
Sipas tij, Serbia në asnjë formë nuk do të pranojë marrëveshje që e definon kufirin Kosovë – Serbi, pasi që qeveria e tij nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe rrjedhimisht kufirin e cilëson vetëm si një vijë administrative.