Përderisa dialogu i drejtpërdrejtë Prishtinë - Beograd është në pauzë, megjithatë kontaktet në trekëndëshin Bruksel, Beograd, Prishtinë përmes ndërmjetësuesit të BE-së, Robert Kuper, janë të vazhdueshme.
Bisedimet e ndara të Kuperit me palën serbe dhe me atë kosovare kanë rezultuar me shkëndijat e para për një marrëveshje të re për menaxhimin e integruar të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ende pa e konsideruar si të përmbyllur këtë marrëveshje, pala kosovare jep shenja pozitive për ta pranuar, duke besuar se kjo marrëveshje nuk do të thotë se Kosova dhe Serbia do të bisedojnë ndonjëherë për kufijtë.
Kryenegociatorja kosovare në këtë proces bisedimesh me Serbinë, Edita Tahiri, deklaron se menaxhimi i integruar i kufijve është një politikë, të cilën Qeveria e Kosovës e ka në program. Por, ajo shpreh dyshime se një marrëveshje e tillë mund të pranohet nga Serbia.
“Serbia e ka parasysh që ky projekt nënkupton hyrjen në një bashkëpunim me shtetin e pavarur të Kosovës. Gjithë vendet e BE-së dhe SHBA-ja e kanë të qartë se nuk duhet të lejohet mashtrimi i radhës të ndodhë nga ana e Serbisë, në mënyrë që të bëjë zotime në letër dhe të mos i zbatojë në vepër”, thotë Tahiri.
Konstruktiviteti i palës kosovare në këto bisedime, sipas analistëve dhe opozitës, shihet si përpjekje e Qeverisë aktuale për të prezantuar një fytyrë të re të Kosovës në arenën ndërkombëtare pas një imazhi tejet të dëmtuar.
Analisti politik, Ardian Arifaj, thotë se e ardhmja e këtij dialogu është mjaft e zbehtë, për faktin se të dyja palët duan të fitojnë pikë politike nga bashkësia ndërkombëtare, kurse në tavolinën e bisedimeve synojnë të arrijnë qëllime krejt të kundërta politike.
“Kosova dhe Serbia i janë qasur dialogut në dy forma krejtësisht të kundërta. Prishtina e sheh këtë dialog si diçka vetëm teknike, kurse Beogradi krejt politike, me anë të të cilit ka dashur të nxjerrë qëllimet e veta politike që në këtë rast është ndarja e Kosovës. Për këtë, edhe e ardhmja e këtij procesi, dialogut, është shumë e zbehtë dhe vështirë që ka gjasa të jetë i suksesshëm, pasi që të dyja palët kanë pritje tjera dhe hyjnë me qëllime tjera në dialog”, vlerëson Arifaj.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kritikuar në shumë raste edhe nga opozita. Deputeti opozitar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, thotë se Kosova duhet të vendosë si kusht për vazhdimin e dialogut, tërheqjen e strukturave të Serbisë nga veriu i Kosovës, pjesë kjo ku institucionet e Kosovës nuk kanë arritur ende të shtrijnë pushtetin.
Sa i përket marrëveshjes së fundit të paralajmëruar për menaxhimin e integruar të kufirit, Ramadani dyshon se Kosova dhe Serbia, me raportet aktuale që kanë, mund të zbatojnë ndonjë marrëveshje.
“E vërteta është se çfarëdolloj marrëveshjeje që arrihet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është fakti se Kosova nuk është e aftë që ta implementojë atë marrëveshje, për shkak se nuk e kontrollon një pjesë të madhe të territorit të vet dhe Serbia nuk ka vullnet, nuk dëshiron ta zbatojë marrëveshjen. Që do të thotë se ato marrëveshje mbeten vetëm në letër dhe nuk kanë hapësirë për zbatim”, thekson Ramadani.
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ky proces ka si qëllim vendosjen e një bashkëpunimi dhe uljen e tensioneve ndërmjet të dyja vendeve fqinje, të cilat pretendojnë integrimet evropiane.
Deri më tani, janë arritur disa marrëveshje të panënshkruara të prezantuara si konkluzione, por të cilat BE-ja nuk i ka vlerësuar ende se sa po zbatohen në praktikë.
Propozimet e fundit të BE-së për menaxhimin e integruar të kufirit Kosovë - Serbi paraqesin përpjekje për të zhbllokuar gjendjen e ngrirë në veri, ku institucionet e shtetit të Kosovës bashkë me mekanizmat ndërkombëtarë, kanë dërguar doganierë e policë kufitarë në Portat 1 dhe 31 në kufi me Serbinë, por si kundër-reagim, serbët lokalë, të përkrahur nga Beogradi zyrtar, kanë bllokuar rrugët për afër katër muaj, duke e vënë veriun në një zonë të kufizuar të lirisë së lëvizjes dhe qarkullimit.

Prishtina e sheh këtë dialog si diçka vetëm teknike, kurse Beogradi krejt politike, me anë të të cilit ka dashur të nxjerrë qëllimet e veta politike që në këtë rast është ndarja e Kosovës.