Lëvizja Vetëvendosje, përmes një proteste, të cilën e ka cilësuar si aksion simbolik, ka ironizuar punën e Qeverisë së Kosovës.
Vetë motoja e këtij aksioni, ishte: “Nuk ka nevojë për protesta”, ku dhjetëra pjesëmarrës mbanin në kokë maska të letrës, kurse në duar parulla me porositë si: “Hashim Thaçi, kryeministri më i pakorruptuar në Evropë”, pastaj “Buxheti i Kosovës 10 miliardë euro”, e deri te parullat që flisnin për njohjen e Kosovës nga Serbia pas fillimit të bisedimeve dhe shuarjes së strukturave paralele në veri.
Më pas, aktivistë të Vetëvendosjes, me maska në kokë, kanë mbajtur fjalime me përmbajtje tejet ironizuese rreth zhvillimeve në Kosovë dhe punës së ekzekutivit, pikërisht para ndërtesës së Qeverisë në qendër të Prishtinës.
”Më 1 nëntor, ashtu siç tha zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, janë shpërbërë të gjitha strukturat paralele në Kosovë. Tash ne jemi më të sigurt. Kushdo që është i interesuar mund të shkojë me ministrin Bajram Rexhepi të pijë kafe në veri të Kosovës në cilëndo pjesë që ju ta zgjidhni”, ka thënë një aktivist i Vetëvendosjes.
Duke parodizuar punën e Qeverisë, këta aktivistë të Vetëvendosjes kanë vendosur edhe hudhra tek oborri i Qeverisë, që sipas besëtytnive nënkupton që qeverisë t’i shkojnë punët mbarë dhe të mos marrë mësysh nga dikush tjetër.
”Kosova është radhitur e para ndër shtetet demokratike të botës. Prej një oaze të krimit e të hajnisë, ne jemi bërë shembull e parajsë e drejtësisë dhe barazisë shoqërore, ku në të vërtetë, politikanët janë njerëzit më të varfër”, është shprehur në vijim aktivisti i Vetëvendosjes.
Ndryshe, Vetëvendosje është një parti opozitare në Kuvendin e Kosovës ku përfaqësohet me 12 deputetë. Ky subjekt politik organizon në vazhdimësi forma nga më të ndryshmet të protestave ndaj Qeverisë së Kosovës, ku jo rrallë aktivistët e saj kapen dhe arrestohen nga forcat e rendit.
Por, protesta e së shtunës me plot parodi, megjithatë kaloi qetë dhe pa ndonjë incident.