Në raportin e fundit të progresit për Kosovën, Komisioni Evropian ka rekomanduar që të hartohet një agjendë gjithëpërfshirëse për veriun.
Në raport, nuk është sqaruar se çka mendohet me këtë agjendë.
Zyrtarët evropianë, gjatë javës, kanë thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë plan politik, përderisa mediat lokale vënë theksin në atë që e shohin si kërkesë të Brukselit për aranzhime shtesë në veri, krahas Planit të Ahtisarit.
Në seancën e fundi të Kuvendit të Kosovës është kërkuar që Raporti i Progresit të studiohet mirë dhe më pas të hapet debati në lidhje me sfidat dhe rekomandimet.
Ndërkaq, kur është në pyetje pjesa që flet për veriun e Kosovës, propozimi për agjendën gjithëpërfshirëse është interpretuar në forma të ndryshme.
Deputeti opozitar, nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani thotë se një agjendë gjithëpërfshirëse për veriun është kërkuar për një kohët ë gjatë edhe nga opozita, por duke përjashtuar agjendat dhe planet politike.
“Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur agjendë apo strategji gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës dhe kjo ka qenë një prej kërkesave kryesore tonat tash e tri vjet. Assesi nuk duhet lejuar që të ketë agjendë politike, por duhet të ketë një agjendë gjithëpërfshirëse në kuptimin e sundimit të ligjit, e investimeve ekonomike, e investimeve shoqërore, zhvillimit të demokracisë atje dhe ndaljes së krimit të organizuar dhe kontrabandës”, thotë Ramadani.
Sidoqoftë, duket se agjendat e reja për veriun, cilado qofshin ato, nuk do të trajtohen në dialogun aktual Prishtinë – Beograd.
Këto agjenda mund të mbeten si angazhime të qeverisë së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar në Kosovë për normalizimin e gjendjes atje.
Shefja e delegacionit të Kosovës në këto bisedime, Edita Tahiri ka përsëritur për të satën herë se Kosova i ka vijat e saj të kuqe në këtë dialog, kur bëhet fjalë për bisedime politike.
“Për neve ka linja të kuqe, pra për sovranitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës nuk flasim me Serbinë as tash e as asnjëherë”, thekson Tahiri.
Në anën tjetër, shefi i delegacionit të Serbisë në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanoviq thotë se adresimi i çështjes së veriut dhe i pikave doganore atje, nuk do të ndodhë në dialogun Prishtinë – Beograd, por në bisedimet që qeveria serbe zhvillon me faktorin ndërkombëtar.
“Rreth kësaj çështje me siguri se nuk do të bisedohet në kuadër të dialogut aktual, por rreth kësaj çështje bisedohet në mënyrë të detajuar dhe se nuk është e vërtetë se ndërkombëtarët nuk duan të flasin për pikat doganore në Jarinjë e Bërnjak”, thotë Stefanoviq.
Ndërsa opozita pajtohet në një pikë me Qeverinë e Kosovës, se me Serbinë nuk duhet biseduar për çështjen e veriut, megjithatë në disa raste, deputetë opozitarë i kanë bërë thirrje qeverisë që të mos e neglizhojë këtë problem.
Burim Ramadani thotë se mungesa e agjendave vendore për veriun mund të sjellë në shprehje planet e të tjerëve për zgjidhjen e problemeve në këtë pjesë të Kosovës.
“Në momentet kur Qeveria e Kosovës nuk del me strategji ose me plan konkret për normalizimin e situatës në veri, atëherë opsionet tjera që mund të vijnë nga qarqet e ndryshme ndërkombëtare mund të vendosen në tavolinë dhe kjo për ne është diçka që mund ta dëmtojë Kosovën, sepse Qeveria e Kosovës e ka mundësinë që të del me një plan të detajuar për veriun”, thekson Ramadani.
Për veriun e Kosovës, qeveria dhe prania ndërkombëtare kanë hartuar plane e strategji edhe në të kaluarën, mirëpo ato nuk kanë arritur të zbatohen për shkak të rezistencës dhe kundërshtimit të tyre nga ana e përfaqësuesve dhe subjekteve të serbeve lokal atje, të cilët në vazhdimësi e kanë pasur edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Në raport, nuk është sqaruar se çka mendohet me këtë agjendë.
Zyrtarët evropianë, gjatë javës, kanë thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë plan politik, përderisa mediat lokale vënë theksin në atë që e shohin si kërkesë të Brukselit për aranzhime shtesë në veri, krahas Planit të Ahtisarit.
Në seancën e fundi të Kuvendit të Kosovës është kërkuar që Raporti i Progresit të studiohet mirë dhe më pas të hapet debati në lidhje me sfidat dhe rekomandimet.
Ndërkaq, kur është në pyetje pjesa që flet për veriun e Kosovës, propozimi për agjendën gjithëpërfshirëse është interpretuar në forma të ndryshme.
Deputeti opozitar, nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani thotë se një agjendë gjithëpërfshirëse për veriun është kërkuar për një kohët ë gjatë edhe nga opozita, por duke përjashtuar agjendat dhe planet politike.
Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur agjendë apo strategji gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës dhe kjo ka qenë një prej kërkesave kryesore tonat tash e tri vjet.
Sidoqoftë, duket se agjendat e reja për veriun, cilado qofshin ato, nuk do të trajtohen në dialogun aktual Prishtinë – Beograd.
Këto agjenda mund të mbeten si angazhime të qeverisë së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar në Kosovë për normalizimin e gjendjes atje.
Shefja e delegacionit të Kosovës në këto bisedime, Edita Tahiri ka përsëritur për të satën herë se Kosova i ka vijat e saj të kuqe në këtë dialog, kur bëhet fjalë për bisedime politike.
Për neve ka linja të kuqe, pra për sovranitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës nuk flasim me Serbinë as tash e as asnjëherë.