Qeveria e Kosovës nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj në raport me bisedimet me Serbinë, thanë sot zyrtarët e lartë të ekzekutivit. Këto komente, ata i kanë bërë pak para fillimit të takimeve me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë - Serbi, Robert Kuper, i cili sonte dhe nesër do të qëndrojë në Prishtinë.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se mandati i ndërmjetësuesit Kuper është që të vazhdojë dialogun mbi bazën e temave dhe agjendës tashmë të përgatitur. Kurse, për pikat shtesë të propozuara nga Beogradi, si kërkesa për bisedime për pikat doganore 1 dhe 31 në veri, Kuçi tha se nuk ka çfarë të bisedohet me Serbinë.
“Unë besoj që propozimet e tij do të jenë me mandatin që e ka për raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe për temat që janë përcaktuar më herët. Rregullimi i brendshëm juridik-kushtetues, përfshirë dhe pikat 1 dhe 31, i takon institucioneve të Kosovës, në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare që funksionon në Kosovë - EULEX-in dhe KFOR-in”, tha Kuçi.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve të opozitës se kryeministri Hashim Thaçi është pajtuar për dialog politik me Serbinë, Kuçi tha se ka keqkuptim në interpretimin e deklaratave të kryeministrit.
“Raportet Kosovë - Serbi janë politike. Por, nëse mendon dikush që dialog politik është çështja e diskutimit për statusin e Kosovës, për tërësinë territoriale, për organizimin e brendshëm juridik-kushtetues dhe sovranitetin - këso lloj dialogu nuk do të ketë”.
“Nëse mendon dikush që duhet të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë për raportet ndërshtetërore, për paqen e stabilitetin në rajon, për integrimet evropiane, dialog të tillë do të ketë dhe ne jemi të gatshëm që ta bëjmë një gjë të tillë”, u shpreh Kuçi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përsëriti kërkesën e tij që dialogu të zhvillohet për çështje teknike, të cilat nuk bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
Ai kërkoi një unitet të faktorit politik kosovar në raport me veriun, marrë parasysh edhe propozimet e shumta që kanë dalë kohët e fundit për një status të veçantë të kësaj pjese.
“Kam dhënë mendimin tim që subjektet politike, në përgjithësi, duhet të kenë një qëndrim më të qartë në raport me pjesën veriore të Kosovës. Partitë politike duhet t’i sjellin qëndrimet dhe mendimet e tyre të pjekura, që pastaj Kuvendi të marrë një qëndrim, i cili është në interes të sundimit të rendit dhe ligjit në çdo pjesë të Kosovës, e në rend të parë atje ku ka nevojë më së shumti”, tha Krasniqi.
Opozita thotë se i ka dhënë mbështetjen e duhur qeverisë në angazhimet për veriun e Kosovës, por ajo shprehet e pakënaqur me punën dhe angazhimin e qeverisë në këtë pjesë.
Ismet Beqiri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se për veriun ka vetëm një zgjidhje dhe “ajo është Pakoja e Ahtisarit”.
”Unë nuk shoh që nuk ka unitet në raport me veriun, por kjo nuk do të thotë që ne nuk i kemi vërejtjet, sugjerimet tona. Zgjidhja për veriun është në Pakon e Ahtisarit dhe ne nuk kemi asnjë ofertë tjetër përpos asaj që ofron kjo pako”, tha Beqiri.
Gjendja në veri dhe dialogu Kosovë - Serbi janë procese që po ndërlidhen çdo ditë e më tepër. Pala serbe tashmë i ka transmetuar ndërmjetësuesit Kuper qëndrimin se dialogu, pa trajtimin e çështjes së pikave doganore në veri dhe gjendjes së krijuar atje, është i pakuptimtë.
Robert Kuper ka zhvilluar sonte një takim me kryeministrin Hashim Thaçi dhe shefen e delegacionit të Kosovës në bisedime, Edita Tahiri, por pas takimit ata nuk janë prononcuar për media.
Pritet që Kuper t’i vazhdojë bisedat me krerët e Qeverisë së Kosovës edhe të martën paradite.

Zgjidhja për veriun është në Pakon e Ahtisarit.