Analistët politikë në Prishtinë parashohin një proces të gjatë politik deri në gjetjen e një zgjidhjeje për veriun e Kosovës.
Duke përkrahur Qeverinë e Kosovës që të vendosë funksionalizmin e pikave doganore në veri, NATO dhe BE, sipas tyre, dërguan sinjale të qarta se ndarje të Kosovës nuk do të ketë, kurse zgjidhja për veriun do të kërkohet brenda sovranitetit të Kosovës.
Analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Prishtinë, Naim Rashiti thotë se procesin politik në raportet Kosovë - Serbi në mënyrë eksplicite e ka paralajmëruar kancelaria gjermane Angela Merkel, duke i kërkuar Serbisë që t’i shuajë strukturat paralele para se të pretendojë integrimet evropiane.
Duke parashikuar një proces të gjatë e të mundimshëm për veriun, analisti Rashiti thotë se Beogradi dhe Prishtina do të ballafaqohen me një përplasje të ashpër rreth kësaj pjese deri në gjetjen e një zgjidhje midis ndarjes, si opsion serb, dhe integrimit të veriut përmes Pakos së Ahtisarit, si opsion kosovar.
“Sot për sot gjërat janë shumë të paqarta. Shumë njerëz në Prishtinë mendojnë se me vendosjen e kontrollit kufitar e doganor në veri gjërat do të ndryshojnë. Gjithsesi që kjo do të ketë një efekte psikologjik te popullata atje, por në të njëjtën kohë kjo nuk do të thotë se popullata do të integrohet dhe se do të duhet një proces tjetër i ri politik për ta bërë integrimin e asaj pjese”, thekson Rashiti.
Grupi Ndërkombëtar i Krizave në vitet 2005-06 kishte propozuar vendosjen e një administrimi të përkohshëm ndërkombëtar për veriun.
Por, analisti Naim Rashiti thotë se atëherë nuk kishte një vullnet që të investohet në diçka të tillë.
Ndërkaq tani, sipas tij, te mekanizmat ndërkombëtar ka mendime se gjërat do të zgjidhen përmes bisedimeve Prishtinë – Beograd.
Megjithatë, analisti Rashiti ka dilema nëse ky dialog do të mund të zgjidhte problemet, siç është ai i veriut.
Madje, edhe në rast të vendosjes së një administrimi të përkohshëm ndërkombëtar ai e sheh si shumë sfiduese që Prishtina dhe Beogradi të merren vesh se çfarë pozite do të kishte veriu pas kalimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare.
“Ideja që të ketë një prezencë ndërkombëtare të përkohshme në veri duke pas dhe një ‘exit strategji’ (strategji dalëse) që në fund të transferojë qeverisjen e veriut pjesërisht te autoritetet vendore atje e pjesërisht nën juridiksionin kosovar do të ishte e pranueshme, por prapë dilemat dhe dallimet se çka duhet të sjell në fund ky administrim ndërkombëtar në relacionet Prishtinë – Beograd do të ishin shumë të mëdha”, vlerëson Naim Rashiti.
Ndërkohë, analisti Halil Matoshi thotë se aksioni i përbashkët i NATO-s, BE-së dhe qeverisë së Kosovës më 16 shtator në pikat kufitare në veri ka dëshmuar zotimin ndërkombëtar për ruajtjen e kufijve dhe tërësisë territoriale të Kosovës.
Ndërkaq përmes një regjimi gjysmë ushtarak të KFOR-it dhe gjysmë civil të EULEX-it me një prani simbolike edhe të institucioneve të Kosovës, ai parasheh që zgjidhja në fund do të duhej të ishte Pakoja e Ahtisarit.
“Në këto konsolacione ndërkombëtare objektivisht Pakoja e Ahtisarit mbetet çelësi i zgjidhjes së këtij problemi dhe duket se është versioni më i përpunuar dhe më i menduar politik për integrimin e kësaj pjese të Kosovës në sistemin politik nën administrimin e Prishtinës zyrtare”, thotë Matoshi.
Nëse opsioni i ndarjes së Kosovës ka rënë nga tavolina, mbetet ai i një statusi të veçanet apo autonomie territoriale për veriun.
Por, opsionet e të tilla sipas Halil Matoshit nuk do të prodhonin asnjë efekt pozitiv, përveç potencialit për konflikte të reja.
“Pakoja e Ahtisarit de fakto është një lloj autonomie personale, do ta quaja, por nuk është autonomi territoriale sepse me autonomi territoriale nuk mund të funksionoj Ballkani e aq më pak Kosova. Të gjitha format e autonomive territoriale janë sprovuar në Ballkanin Perëndimor dhe ka dalë se ato vetëm kanë qenë si paravan për kryengritje dhe për ndarje e luftëra ndër etnike”, thekson Matoshi.
Sidoqoftë, analistët vlerësojnë se me marrjen nën kontroll të pikave doganore në veri procesi nuk është përmbyllë.
Ata parashohin se zgjidhja për veriun është e natyrës politike dhe do të kërkojë një kohë më të gjatë deri në arritjen e saj.
Duke përkrahur Qeverinë e Kosovës që të vendosë funksionalizmin e pikave doganore në veri, NATO dhe BE, sipas tyre, dërguan sinjale të qarta se ndarje të Kosovës nuk do të ketë, kurse zgjidhja për veriun do të kërkohet brenda sovranitetit të Kosovës.
Analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Prishtinë, Naim Rashiti thotë se procesin politik në raportet Kosovë - Serbi në mënyrë eksplicite e ka paralajmëruar kancelaria gjermane Angela Merkel, duke i kërkuar Serbisë që t’i shuajë strukturat paralele para se të pretendojë integrimet evropiane.
Duke parashikuar një proces të gjatë e të mundimshëm për veriun, analisti Rashiti thotë se Beogradi dhe Prishtina do të ballafaqohen me një përplasje të ashpër rreth kësaj pjese deri në gjetjen e një zgjidhje midis ndarjes, si opsion serb, dhe integrimit të veriut përmes Pakos së Ahtisarit, si opsion kosovar.
Sot për sot gjërat janë shumë të paqarta. Shumë njerëz në Prishtinë mendojnë se me vendosjen e kontrollit kufitar e doganor në veri gjërat do të ndryshojnë.