Situatë e qetë por me tensione, ky është përkufizimi që autoritetet e rendit i japin gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës.
Që nga e premtja kur autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore kanë dërguar doganierë e policë kufitar në veri nën masat e shtuara të sigurisë dhe mbrojtjes që atyre u garanton KFOR-i, rrugët mbeten të bllokuara në tërësi, kurse natën janë dëgjuar të shtëna armësh, por fatmirësisht, sipas autoriteteve të rendit, nuk ka pasur të lënduar.
Zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se përkundër tensioneve gjendja edhe të dielën ka mbetur e qetë dhe pa ndonjë incident serioz.
“Situata e krijuar tash e sa ditë sjell më vete tensione por është me rëndësi që qetësia mbretëron dhe se gjendja po kontrollohet nga organizmat e sigurisë”, thotë Hoti.
Mirëpo, sipas Hotit gjatë natës në rajonin e komunës së Zubin Potokut janë dëgjuar disa të shtëna armësh. Organet e renit kanë një përkushtim të shtuar sidomos për viset e banuara me popullata të përzier.
“Kemi marr informacion për të shtëna armësh diku në regjionin e fshatrave të Zubin Potokut- përkatësisht në zonat e fshatrave Zupç dhe Koshtovë. Nga kjo zonë kemi ankesat dhe shqetësimet e banorëve, si atyre serbë ashtu edhe atyre shqiptarë, të cilët pretendojnë se të shtënat kanë ardhur nga drejtimi i kundërt. Policia nuk ka mundur të regjistrojë më saktësisht lokacionin se nga kanë ardhur të shtënat”, ka thënë Hoti.
Për shkak të rrugëve të bllokuara transportimi i doganierëve e policëve kufitar vendas e ndërkombëtar për në pikat 1 dhe 31 po bëhet përmes helikopterëve të KFOR-it.
Një zëdhënës i forcës paqeruajtëse në Kosovë, Ralf Adamec tha se gjendja me gjithë tensionet mbetet e qetë.
Ndërkaq lidhur me rrugët e bllokuara në veri, ai tha se KFOR-i aktualisht po përdorë helikopterët, kurse pret që debllokomi i rrugëve të bëhet përmes bisedimeve në rrafshin politik.
“Ne nuk do të tregojmë agresivitet dhe do t’u japim kohë negociatave që do t’i zhvillojnë përfaqësuesit politik dhe në shpresojmë që ata po e bëjnë një gjë të tillë”, thotë zëdhënësi i KFOR-it.
Njerëzit që po qëndrojnë pranë barrikadave nëpër rrugë dhe po protestojnë kanë qenë paqësorë, ka thënë Adamec, andaj, kjo sipas tij nënkupton që duhet t’i jepet kohë politikës që të zgjidh këtë problem.
Ndërkohë ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka deklaruar se zhbllokimi i rrugëve, në radhë të parë, është përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it.
Përderisa përfaqësues të qeverisë së Serbisë i vazhdojnë takimet e tyre të përditshme me strukturat paralele në veri në përpjekje të koordinimit të veprimeve për bllokimin e rrugëve dhe kundërshtimin e planit për funksionalizimin e pikave doganore në këtë pjesë.