Filip Riker u ka dhënë mbështetje autoriteteve qeveritare të Kosovës të vendosin sundimin e rendit dhe ligjit në veri, ndërkaq ka përsëritur se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe nuk mund të ketë ndarje.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin mbështetje Kosovës që të shtrijë autoritetin e vet në gjithë territorin, përfshi edhe veriun, ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker.
Këto komente, Riker i bëri pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin Hashim Thaçi dhe disa nga ministrat në kabinetin qeveritar.
Ai i ka dhënë mbështetje zbatimit të Pakos së Ahtisarit dhe vendosjes së sundimit të rendit dhe ligjit në veri.
“Ne duhet të fokusohemi në vendosjen e rendit dhe ligjit në veri si dhe zbatimin e Planit të Ahtisarit”, tha Riker.
“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i qartë dhe ajo që duhet të bëjmë është vendosja e sundimit të ligjit”, theksoi Riker, duke mbështetur punën e institucioneve të Kosovës në gjithë territorin e saj në shërbim të gjithë qytetarëve.
“Si një vend i pavarur e sovran, Kosova natyrisht që ka të drejtë të shtrij autoritetin e vet në gjithë territorin”, tha Riker, duke u përgjigjur në një pyetje në lidhje me aksionin e qeverisë në veri të vendit.
Ai edhe njëherë u përçoi mesazhet e politikës amerikane të gjitha vendeve të rajonit se nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan, duke potencuar se çështja kryesore këtu është vendosja e rendit dhe ligjit.
Zyrtari amerikan ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.
“Ajo që tash duhet të shohim është kthimi tek dialogu. Nuk mund të flas në emër të Bashkimit Evropian, por kemi një dialog i cili mund të zgjidh çështje të caktuara të cilat do t’u ndihmojnë njerëzve në jetën e përditshme. Kryeministri Thaçi dhe zëvendëskryeministrja Tahiri shprehën gatishmërinë t’i kthehen dialogut”, tha Riker.
Gjatë kësaj vizite në Kosovë, Riker i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell ka takuar dhe përfaqësuesit e misioneve civile e ushtarake ndërkombëtare në Kosovë.
Po ashtu, në agjendën e tij përfshihet edhe një takim me autoritetet lokale të Graçanicës dhe ata të Kishës Ortodokse.
Kjo vizitë e zotit Riker në Kosovë, është e para në cilësinë e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit.
Para ardhjes në Prishtinë, zyrtari i lartë amerikan ka qëndruar në Maqedoni.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin mbështetje Kosovës që të shtrijë autoritetin e vet në gjithë territorin, përfshi edhe veriun, ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker.
Këto komente, Riker i bëri pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin Hashim Thaçi dhe disa nga ministrat në kabinetin qeveritar.
Ai i ka dhënë mbështetje zbatimit të Pakos së Ahtisarit dhe vendosjes së sundimit të rendit dhe ligjit në veri.
“Ne duhet të fokusohemi në vendosjen e rendit dhe ligjit në veri si dhe zbatimin e Planit të Ahtisarit”, tha Riker.
Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i qartë dhe ajo që duhet të bëjmë është vullneti për vendosjen e sundimit të ligjit.