Ndërlidhjet

Riker: Maqedonia t'i ndihmojë vetvetes


Filip Riker / foto arkiv
Filip Riker / foto arkiv
"Nuk është puna ime t'i ndihmoj Maqedonisë, Maqedonia duhet t'i ndihmojë Maqedonisë", ka porositur autoritetet e Maqedonisë zëvendës-ndihmësi sekretar amerikan i shtetit Filip Riker.


Vazhdon partneriteti i fuqishëm mes SHBA-së dhe Maqedonisë”, ka deklaruar në Shkup zëvendës-ndihmësi sekretar Amerikan i Shtetit Filip Riker, pas takimit me ministrin e Mbrojtjes Fatmir Besimi .

Riker ka porositur Maqedoninë që në zgjidhjen e çështjeve të hapura mund ta ndihmojnë vetë udhëheqësit shtetërorë.

Nuk është puna ime t'i ndihmoj Maqedonisë, Maqedonia duhet t'i ndihmojë Maqedonisë. SHBA-ja është partner i Maqedonisë, por këtë pyetje duhet t'ia parashtroni kryeministrit tuaj dhe liderëve tuaj.
"Nuk është puna ime t'i ndihmoj Maqedonisë, Maqedonia duhet t'i ndihmojë Maqedonisë. SHBA-ja është partner i Maqedonisë, por këtë pyetje duhet t'ia parashtroni kryeministrit tuaj dhe liderëve tuaj", ka deklaruar Riker, në pyetjen e gazetarëve lidhur me angazhimin e tij për zgjidhjen e kontestit për çështjen e emrit me Greqinë.

Diplomati amerikan, Filip Riker tha se Marrëveshja e Ohrit paraqet shembull të mirë për tejkalimin e mosmarrëveshjeve.

Maqedonia është model i shekullit 21 për atë se sa qetë mund të zgjidhen çështjet e tilla. Shpresoj se Maqedonia do të jetë shembull edhe për zgjidhjen e çështjeve tjera dhe do të jetë në mundësi të ecë përpara për të mirën e të gjithë qytetarëve", është shprehur Riker.

Ndërkaq, ministri i mbrojtjes së Maqedonisë, Fatmir Besmi, tha se me diplomatin amerikan, si njohës i mirë i zhvillimeve në Maqedoni, ka biseduar për reformat në dikasterin që e drejton ai, si dhe për atë se çka do të jetë me prioritet gjatë mandatit të tij.

Prioritet kryesor i ministrisë dhe qeverisë sonë është partneriteti me NATO-n, të gjitha reformat e domosdoshme, dinamika që do të garantojë anëtarësim të plotfuqishëm në këtë institucion, se do t'i vazhdojmë dhe do t'i përforcojmë ato reforma.
"Prioritet kryesor i ministrisë dhe qeverisë sonë është partneriteti me NATO-n, të gjitha reformat e domosdoshme, dinamika që do të garantojë anëtarësim të plotfuqishëm në këtë institucion, se do t'i vazhdojmë dhe do t'i përforcojmë ato reforma”, deklaroi Besimi, duke shtuar se angazhimi i vendit në realizimin e reformave të përcaktuara gjatë procesit të integrimit në strukturat euroatlantike, i hapë perspektiva ekonomike vendit.

Ajo që do të sigurojë stabilitet si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë politik, është bashkëpunimi në mbrojtje. Është moment i rëndësishëm për stabilitetin e vendit dhe një moment i rëndësishëm për përkrahjen e zhvillimit ekonomik të vendit, që në një shtet dhe ekonomi stabile, të ketë vende të reja të punës, investime, standarde më të mira për qytetarët tanë", deklaroi Besimi.


Ndryshe përfaqësuesi i lartë i administratës amerikane, sot është takuar edhe me liderin e opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski.

Ndërsa sipas agjendës, Riker pritet që nesër pasdite të realizojë një takim edhe me kryeministrin Nikola Gruevski.

Riker është për vizitë të parë në rajon, pasi filloi punën në detyrën e re si zëvendës-ndihmës sekretar shtetëror në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG