Përfaqësues të shoqërisë civile kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me procesin e reformave zgjedhore dhe atyre kushtetuese në Kosovë. Instituti KIPRED, i cili merr pjesë në punën e komisioneve si pjesë e shoqërisë civile, ka prezantuar disa vërejtje në lidhje me amendamentimin e Kushtetutës dhe Ligjit për zgjedhjet.
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, KIRPED, ka prezantuar sot vërejtjet e para në punën e komisioneve për amendamentimin e Kushtetutës dhe Ligjit për zgjedhjet.
Si pjesë e shoqërisë civile që merr pjesë në punën e këtyre komisioneve, KIPRED ka shprehur vërejtje e pakënaqësi sidomos me propozimet e para për ndryshimet kushtetuese, në çështjet që kanë të bëjnë me postin e presidentit.
Drejtori i KIPRED-it, Krenar Gashi, ka theksuar se lënia e më shumë opsioneve në disa nga rekomandimet e komisionit për amendamentimin e Kushtetutës, nuk është një praktikë e mirë për këto reforma. Ai ka shprehur vërejtje sidomos me lënien e mundësisë që presidenti të zgjidhet pa balotazh.
“Kushtetuta e Kosovës e definon presidentin si përfaqësues të unitetit të popullit. Nëse një president nuk zgjidhet me të paktën 50 për qind plus një votë nga qytetarët, të cilët dalin në zgjedhje, atëherë ne konsiderojmë se ky president nuk mund ta përfaqësojë unitetin e popullit. Lënia e këtij opsioni si një nga opsionet e mundshme në rekomandimet e grupit punues për reformën kushtetuese, ka qenë një gabim i madh”, ka thënë Gashi.
Një vërejtje tjetër që ka identifikuar KIPRED-i, ishte çështja e zëvendëspresidentit.
Krenar Gashi ka thënë se komisioni, pa ndonjë përkrahje gjatë diskutimeve, i ka dërguar Kuvendit dy opsione - atë të ushtruesit të detyrës së postit të zëvendëspresidentit nga kryetari i Kuvendit nëse Kosova do të mbetej pa president, apo opsioni tjetër - i zgjedhjes së një zëvendëspresidenti.
Ai ka shprehur vërejtje edhe sa u përket zgjidhjeve që janë paraparë për shkarkimin e presidentit dhe paraqitjen e vetos nga ana e tij për ligjet, të cilat ai nuk do t’i nënshkruajë.
Në anën tjetër, kryetari i komisionit për amendamentim të Kushtetutës, Arsim Bajrami, gjatë javës ka elaboruar propozimet për ndryshimet kushtetuese, duke sqaruar se janë 30 çështje që janë propozuar si ndryshime, e që kryesisht kanë të bëjnë vetëm me zgjedhjen dhe kompetencat e presidentit.
“Janë rreth 30 çështje që do të përfshihen me këto ndryshime. Preket komplet kaptina që ka të bëjë me presidentin, por edhe ajo me Parlamentin, sepse kompetenca e Parlamentit për të zgjedhur presidentit, pushon. Po ashtu preken kompetencat që janë çështje logjike të kalimit të një presidenti të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Unë mendoj se kjo do të jetë reformë substanciale kushtetuese, që do të krijojë stabilitet në vendin tonë”, ka deklaruar Bajrami.
Ndërkohë, Instituti KIPRED ka kritikuar edhe punën e komisionit për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet. Krenar Gashi ka thënë se ka informacione që partitë politike janë pajtuar mes vete dhe kanë mbështetjen edhe të disa faktorëve ndërkombëtarë, që listat e kandidatëve për deputetë të mbyllen sërish.
Një praktikë e tillë, sipas tij, do të ishte kthim prapa në demokracinë e re të Kosovës.
“Ne e kemi një përshtypje nga bisedat që i kemi me përfaqësuesit e partive politike, deputetët e Kuvendit të Kosovës, se të gjitha partitë politike, në një mënyrë, i favorizojnë listat e mbyllura. Kjo - për arsye se lidershipi i partisë në një sistem me lista të mbyllura do të mund të caktonte në mënyrë arbitrare se kush zgjidhet deputet dhe kush jo”, ka thënë Gashi.
Sidoqoftë, të gjitha ndryshimet e komisioneve për amendamentim të Kushtetutës dhe Ligjit për zgjedhjet janë ende në fazën e propozimeve.
Qëllimi kryesor i reformave ishte që presidenti në të ardhmen të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, kurse për zgjedhjet parlamentare nga një zonë të ketë më shumë zona.

Nëse një president nuk zgjidhet me të paktën 50 për qind plus një votë nga qytetarët, të cilët dalin në zgjedhje, atëherë ne konsiderojmë se ky president nuk mund ta përfaqësojë unitetin e popullit.