Ndërlidhjet

Principata e Andorës njeh Kosovën


Harta e Kosovës.
Harta e Kosovës.
Principata e Andorës zyrtarisht ka pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke rritur numrin e njohjeve në 76.

Konfirmimi zyrtar është dërguar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Principata e Andorës kufizohet nga Franca dhe Spanja.

"Kjo njohje vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po bën përpjekje maksimale për përmbylljen e procesit të njohjeve", thuhet në njoftimin e Ministrisë.(a.i.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG