Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian nisën një turne në disa vende të Ballkanit, në përpjekje për të shtyrë reformat e domosdoshme.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, dhe komisionari për zgjerim, Shtefan Fyle, vizitojnë Serbinë dhe Kosovën, kurse vizita në Shqipëri është anuluar, për shkak të tensioneve politike që kanë përshkuar këtë vend në 48 orët e fundit.
Zëdhënësi i zotit Baroso, Majkëll Karniçnig, i tha Radios Evropa e Lirë se dera e Evropës për të tria vendet mbetet e hapur, por ato duhet të bëjnë shumë punë në kuptimin e reformave politike dhe ekonomike.
Brukseli është posaçërisht entuziast për t’i dhënë Serbisë edhe një shtytje, por shanset e këtij vendi tani janë në teh.
Njohësit e procesit të zgjerimit thonë se në tetor, Komisioni mund t’i japë Serbisë dritën e gjelbër, për t’ia mundësuar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Por, ka skepticizëm nëse edhe Këshilli Evropian, i cili përbëhet nga 27 vende anëtare, do të pajtohet me një status të këtillë.
Serbia përballet me kritika për mosangazhim të mjaftueshëm në kapjen e të akuzuarit për krime lufte, gjeneralin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
"Ka shumë punë për t’u bërë në kuadër të kritereve politike kur flasim për reformimin gjyqësor, kur flasim për krimin e organizuar, korrupsionin dhe kur flasim për bashkëpunimin me Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës. Këto janë çështje shumë të rëndësishme dhe thelbësore, sipas pikëpamjes sonë, të cilat duhen adresuar”, tha zoti Karniçnig.
Raportet me Kosovën gjithashtu do të kenë një ndikim të madh në synimet evropiane të Beogradit. Karniçnig tha se Bashkimi Evropian nuk do ta detyrojë Serbinë ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe se rezultati i bisedimeve aktuale midis dy vendeve nuk do të ketë ndikim direkt në statusin e mundshëm të vendit kandidat për Serbinë.
Por, sipas tij, të dyja palët duhet të dëshmojnë gatishmërinë për t’u pajtuar, nëse duan të afrohen më shumë drejt BE-së.
Bisedimet, të cilat Baroso dhe Fyle i kanë planifikuar t’i mbajnë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të premten në Prishtinë, mund të përfshijnë edhe raportin e Dik Martit, në të cilin flitet për dyshime për trafikim organesh njerëzore dhe krime të tjera serioze.
"Nuk jam i sigurt nëse kjo temë do të jetë çështje bisedimesh, por qëndrimi ynë si Bashkim Evropian është shumë, shumë i qartë. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe serioze”.
“Ne i marrim këto akuza shumë seriozisht dhe ato duhet të trajtohen dhe hetohen deri në fund. Kjo është arsyeja pse ne kemi një njësi të posaçme hetimi në EULEX”, tha Karniçnig, duke nënvizuar pritjet nga të gjitha palët në Kosovë që të bashkëpunojnë me EULEX-in në këtë drejtim. (a.v.)