Edhe në vitin e tretë të pavarësisë, njohjet e reja mbesin sfidë kryesore. Kosova njihet nga 75 shtete, ndërsa në vitin e fundit, nuk kaloi numri prej 10 njohjesh. Qeveria thotë se kriza institucionale ngadalësoi njohjet në muajt e fundit. Por, opozita fajëson diplomacinë kosovare për këtë ritëm të ngadaltë.
Në përvjetorin e tretë të pavarësisë, Kosova njihet si shtet i pavarur dhe sovran nga 75 shtete. Njohjet gjatë këtyre tre vjetëve kanë qenë ndër sfidat kryesore të Kosovës, e cila përpos me problemet e shtetit të porsalindur, u përball edhe me probleme të ngritura nga Serbia, siç ishte procesi për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Sipas institucioneve të Kosovës, procesi, i cili përfundoi në favor të Kosovës, në korrik të vitit të kaluar, kishte shkaktuar ngecje. Por, as pas vendimit që sqaroi se pavarësia nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare, nuk pati valë njohjesh siç pritej.
Sidoqoftë, autoritetet kosovare i vlerësojnë njohjet e deritashme. Memli Krasniqi, zëdhënës i Qeverisë në largim, thotë se në muajt e fundit, njohjet janë ngadalësuar për shkak të krizës institucionale.
“Pa dyshim se Kosovës i nevojiten njohje të reja dhe është e domosdoshme që në periudhën e ardhshme këto njohje të vijnë. Por, fatkeqësisht, për shkak të krizës së krijuar dhe vakuumit institucional në muajt e fundit, një numër i shteteve të caktuara që kanë premtuar njohje, siç duket kanë pritur që të krijohen institucionet e reja për të proceduar me vendosjen e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe shteteve përkatëse”, thotë Krasniqi.
Me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi kishte paralajmëruar se Kosova shumë shpejt do të arrijë t’i ketë më shumë se 100 njohje.
Duhen edhe 25 njohje për ta arritur këtë numër. Përfaqësuesit e partive politike opozitare kritikojnë qeverisjen e deritashme sa i takon diplomacisë dhe lobimit.
Avni Arifi, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, konsideron se ka pasur mundësi që Kosova në përvjetorin e tretë të saj të ketë më shumë njohje. Ai, për këtë çështje, fajëson diplomacinë kosovare.
“Ekziston bindje e fuqishme se ka pasur mundësi që ky numër të jetë shumë më i madh. Ky numër i njohjeve i dedikohet diplomacisë së miqve ndërkombëtarë, e jo diplomacisë vendore. Kosova gjatë këtyre tre vjetëve nuk ka qenë e aftë që të krijojë një ekip apo një strategji lobuese që t’i siguronte Kosovës njohje më të shumta”, konsideron Arifi.
Sipas Arifit, institucionet e Kosovës, nuk e kanë shfrytëzuar sa duhet mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’i bindur shtetet, që ta njohin pavarësinë e vendit.
“Kjo nuk është menduar fare. Është menduar në atë se vendimi ndodhi, atëherë njohjet do të vijnë vetvetiu, përderisa në të njëjtën kohë ka qenë një fushatë jashtëzakonisht e fuqishme e Serbisë dhe armiqve të Kosovës. Kosova ka fjetur në atë kohë dhe arsyetimet se kanë qenë pushimet verore, kanë qenë shumë banale. Kosova nuk ka pasur fare diplomaci”, thekson Arifi.
Por, zëdhënësi i Qeverisë, Krasniqi, i hedh poshtë këto deklarata, duke thënë se institucionet e vendit dhe MPJ-ja kanë dhënë maksimumin e tyre që Kosova të fitojë sa më shumë njohje të reja. Sipas tij, deklaratat e tilla janë të pavërteta.
“Janë konstatime të paqëndrueshme. Po të analizohet veprimtaria e institucioneve të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në periudhën pas vendimit të GJND-së, do të shihet se janë konstatime të gabuara. Ka pasur me dhjetëra e dhjetëra takime të përfaqësuesve të shteteve të ndryshme si në Nju Jork, si në Bruksel, të cilat kanë qenë në funksion të Kosovës”, pohon Krasniqi.
Sido që të jetë, Krasniqi deklaron se edhe në qeverinë e re, e cila, sipas tij, do të formohet shumë shpejt, dhe në MPJ, lobimi dhe njohja e Kosovës nga sa më shumë shtete, do të jetë prioritet.
Në vitin e parë të pavarësisë, Kosova kishte fituar 54 njohje. Në atë vit erdhi vala më e madhe e njohjeve, nga shtetet më të fuqishme perëndimore. Në vitin e dytë, 2009, Kosova u njoh nga 11 shtete. Ndërsa, në vitin 2010, u njoh vetëm nga 10 shtete.

Kosovës i nevojiten njohje të reja dhe është e domosdoshme që në periudhën e ardhshme këto njohje të vijnë...
“Pa dyshim se Kosovës i nevojiten njohje të reja dhe është e domosdoshme që në periudhën e ardhshme këto njohje të vijnë. Por, fatkeqësisht, për shkak të krizës së krijuar dhe vakuumit institucional në muajt e fundit, një numër i shteteve të caktuara që kanë premtuar njohje, siç duket kanë pritur që të krijohen institucionet e reja për të proceduar me vendosjen e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe shteteve përkatëse”, thotë Krasniqi.
Me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi kishte paralajmëruar se Kosova shumë shpejt do të arrijë t’i ketë më shumë se 100 njohje.
Duhen edhe 25 njohje për ta arritur këtë numër. Përfaqësuesit e partive politike opozitare kritikojnë qeverisjen e deritashme sa i takon diplomacisë dhe lobimit.
Avni Arifi, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, konsideron se ka pasur mundësi që Kosova në përvjetorin e tretë të saj të ketë më shumë njohje. Ai, për këtë çështje, fajëson diplomacinë kosovare.
Ky numër i njohjeve i dedikohet diplomacisë së miqve ndërkombëtarë, e jo diplomacisë vendore.