Ndërlidhjet

Ivanoviq: Brengos dalja e serbëve në zgjedhje


Sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se dalja e serbëve në zgjedhjet lokale është tregues se qeveria e Serbisë duhet të analizoj dhe eventualisht të rishqyrtoj politikën që e zhvillon ndaj Kosovës.
“Fakti që serbët kanë vendosur të dëgjojnë dhe t’u besojnë Prishtinës dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, vendet e të cilëve kanë njohur pavarësinë e Kosovës, është një moment që duhet të na brengos dhe na çon drejtë një analize serioze”, ka thënë Ivanoviq.
Ai ka vënë në pah se është e rrezikshme që në Graçanicë kanë votuar 23 për qind e serbëve, sepse “dalja e tyre në vendvotime tregon se prestigji i qeverisë së Serbisë nuk është i mjaftueshëm”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG