Ndërlidhjet

Duma: Vendimi i SHBA-ve, pranim i Rusisë


Rusia pret qëndrimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara përpara se të reagojë lidhur me informacionet për heqjen dorë nga planet për vendosjen e mburojës raketore në Çeki e Poloni, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Andrei Nesterenko. Ai shtoi se “kjo është një çështje shumë e rëndësishme për marrëdhëniet SHBA-Rusi”.

Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dumën ruse, Konstantin Kosaçiov mirëpriti vendimin.

"Administrata Bush nuk na kuptonte aspak. Nga sa mund të vlerësojë, nisur nga vendimi i sotëm, administrata Obama ka filluar të na kuptojë. Ky nuk është fundi i procesit e nuk mund të themi se ka harmoni dhe mirëkuptim të plotë, por është dialog. Kjo është njëherësh pranim i Rusisë dhe argumentave të saj, si jo më pak të rëndësishme se konsideratat lidhur me sigurinë kombëtare amerikane”, tha Kosaçiov.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG