Ndërlidhjet

Afro 60 milionë refugjatë më 2014

Njëzet qershori shënon Ditën Botërore të Refugjatëve.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, e njohur si UNHCR, ka bërë të ditur se numri i njerëzve që janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre ka shënuar rritje të mprehtë gjatë vitit 2014.

Sipas raportit të kësaj agjencie, vitin e kaluar, janë regjistruar 59.9 milionë refugjatë, krahasuar me 51.2 milionë në vitin 2013 dhe 37.5 milionë një dekadë më parë.

Siria është prodhuesi më i madh në botë i personave të zhvendosur, ndërsa pas saj vijnë Afganistani dhe Somalia.

Më poshtë mund të shihni fotografi të refugjatëve sirianë, afganë dhe somalezë!

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG