Ndërlidhjet

Në Prishtinë nis gjykimi ndaj Naser Kelmendit


Naser Kelmendi
Naser Kelmendi

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar procesi gjyqësor kundër Naser Kelmendit, i akuzuar për tregti me drogë, krim të organizuar, si dhe vrasjen e personit Ramiz Delaliq, shtetas i Bosnjë Hercegovinës.

Gjatë seancës së sotme lexohet aktakuza nga prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Naser Kelmendi i lindur në Pejë, aktualisht shtetas i Bosnjë Hercegovinës, është arrestuar më 6 maj, 2013, nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet boshnjake dhe që nga ajo kohë është në paraburgim në Kosovë.

Aktakuza ndaj Kelmendit është ngritur në korrik të vitit të kaluar.

Më 1 qershor, 2012, nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG