Shteti i Kuvajtit ka njoftuar të martën se e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se ka do të vendos marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, njofton agjencia e lajmeve AFP nga Kuvajti.
“Bazuar në udhëzimet e emirit, shteti i Kuvajtit, e njeh Kosovën dhe do të këmbejë përfaqsim diplomatik në nivel ambasadorësh”, citon agjencia kumtesën zyrtare të këshillit të ministrave në këtë vend.
Kabineti ka kërkuar nga ministria e jashtme e Kuvajtit të ndërmarrë masat e nevojshme për të zbatuar vendimin.
Lajmi pritet të konfirmohet edhe nga autoritetet në Kosovë.
Nisur nga të dhënat në web-faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, me Kuvajtin, numri i vendeve që kanë njohur Kosovën arrin në 82.
Nigeria dhe Gaboni, ende nuk i kanë dërguar notat e tyre verbale të njohjes, prandaj edhe nuk figurojnë në listën e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.