Serbia, deri sot pasdite, duhet të vendosë nëse pranon ose jo ofertën e Brukselit për Kosovën, ka thënë Marko Gjuriq, këshilltar politik i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
“Kemi marrë sqarimin nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian se Brukseli pret që përgjigjja të jepet të hënën, deri në fund të orarit të punës, në mënyrë që, nëse përgjigjja do të jetë pozitive, për të martën do të përgatitej ceremonia e nënshkrimit. Bëhet fjalë për një presion subtil, ose për presion plotësues, jo edhe aq subtil”, ka thënë Gjuriq për mediat serbe.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka marrë pjesë në takimin e fundit të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, ka thënë se në përgjigjen zyrtare, Brukselit, sipas të gjitha gjasave, do t’i kërkohet vazhdimi i dialogut dhe garanci më të mëdha për serbët në Kosovë.
Ai ka thënë se nuk do të nënshkruhet asgjë që është në kundërshtim me inetersat serbe.
Autoritetet në Beograd kanë thënë se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e dialogut Prishtinë-Beograd, nuk ka ofruar kompetenca për ascoacionin e komunave serbe në fushën e gjyqësisë dhe policisë, si dhe nuk ka paraparë mospraninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri.
Prishtina, në anën tjetër, ka thënë se nuk do të lëshojë pe dhe nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi ekzekutive për asociacionin.
Serbisë i kushtëzohet data e negociatave për anëtarësim në BE me marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën. (v.tela)