Pas tre raundeve të votimit me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Behxhet Pacollin president për mandatin pesëvjeçar. Ndërkaq, me 65 vota të deputetëve, Kuvendi miratoi edhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës të kryesuar nga Hashim Thaçi. Votimi për presidentin dhe Qeverinë u bojkotua nga opozita.
Me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës zgjodhi presidentin dhe Qeverinë e re. Behxhet Pacolli mori mandatin pesëvjeçar në postin e presidentit, përderisa Qeveria e koalicionit PDK-AKR, Lista Ibrahim Rugova dhe pakicat e kryeministrit Hashim Thaçi, mori mandatin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Presidenti i ri, Pacolli, u betua se do të ruajë tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Kosovës. Nga posti i presidentit, Pacolli tha se do të vazhdojë vizionin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.
Ai u zotua se do të jetë president i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, duke garantuar të drejtat dhe liritë e njeriut.
“Do të punoj për ruajtjen e integritetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, për barazinë në mes të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera etnike, si dhe respektimin e të drejtave të të gjithë kosovarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, gjinore apo racore”, tha Pacolli.
Votimi, për presidentin dhe Qeverinë e re, është përcjellë me bojkotimin e opozitës. Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës lëshuan seancën duke e cilësuar Pacollin si një personalitet jo të denjë për president të Kosovës, kurse koalicionin e ri qeverisës si koalicion i interesave të liderëve të PDK-së dhe AKR-së.
Po ashtu, votimi nuk kaloi pa tensione as te partitë partnere, sidomos te Partia Demokratike e Kosovës.
Në dy raundet e para të votimit, nga 67 deputetët sa ishin të pranishëm, Pacolli mori 54, përkatësisht 58 vota. Këto vota nuk i mjaftonin atij që të zgjidhej president.
Atëherë, ndërhyri kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Ky i fundit kërkoi pauzë, ndërsa votimi po vazhdonte.
“Grupi Parlamentar i PDK-së ka nevojë për një pauzë pesë minutëshe”, tha Kuçi.
Kjo ndërhyrje, u cilësua nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si antikushtetuese, në kundërshtim me Rregulloren e punës së Kuvendit dhe presion ndaj deputetëve për të votuar lirshëm.
“Unë po i jap pesë minuta pauzë, por ta dini që kjo është shkelje e rezultatit, e Kushtetutës dhe e rregullores së punës së Kuvendit. Çdo ndryshim i rezultatit është i papranueshëm dhe është, thjesht, presion mbi deputetët”, theksoi Krasniqi.
Pesë minutat e kërkuar nga Thaçi, zgjatën rreth 50 minuta pauzë, ku Thaçi mblodhi deputetët e PDK-së në një takim urgjent prapa dyerve të mbyllura.
Pas pauzës, pasoi votimi në rrethin e tretë, i cili rezultoi me zgjedhjen e Pacollit në postin e presidentit të Kosovës. Rezultati u lexua nga deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi:
“Në votim kanë marrë pjesë 67 deputetë. Për kanë votuar 62 deputetë. Kundër kanë votuar 4 deputetë dhe një fletëvotim është i pavlefshëm. Në bazë të rezultateve të votimit konstatohet se zotëri Behxhet Pacolli është zgjedhur president i Republikës së Kosovës”.
I pakënaqur me ndërhyrjet në procesin e votimit nga ana e partisë, së cilës i përket, kryeparlamentari Jakup Krasniqi përdori edhe ironinë pas shpalljes së rezultatit, që kësaj radhe dallonte nga dy raundet e para.
“Pauza ishte e suksesshme”, u shpreh kryetari i Kuvendit.
Zgjedhja e presidentit u pasua me votimin e Qeverisë së re të kryeministrit Hashim Thaçi.
Qeveria e re u zgjodh me 65 vota për dhe një kundër. I rizgjedhuri në postin e kryeministrit, Hashim Thaçi, u zotua për një qeverisje të mirë, që do t’i sjellë Kosovës zhvillim ekonomik, demokratizim të brendshëm dhe perspektivë euroatlantike.
“Nëse mandati ynë i parë ishte shpallja e Kosovës shtet i pavarur e sovran, njohjet që arritën numrin 75, konsolidimi dhe forcimi i shtetit tonë, ne do të vazhdojmë tani me reformat e thella demokratike. Mandati i parë, pra, ishte mandati i pavarësisë, e mandati i dytë do të jetë mandati i Kosovës evropiane”, deklaroi Thaçi.
Pas konstituimit të Kuvendit një ditë më herët, me zgjedhjen e presidentit dhe Qeverisë përmbyllet cikli i konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Kabineti qeveritar:
Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme;
Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve;
Ramë Buja, ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë;
Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë;
Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme;
Sasha Rashiq, ministër i Kthimit dhe Komuniteteve;
Dardan Gashi, ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor;
Memli Krasniqi, ministër për Kulturë, Rini dhe Sport;
Fehmi Mujota, ministër për Infrastrukturë;
Radojica Tomiq, ministre e Pushtetit Lokal;
Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike;
Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë;
Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik;
Bedri Hamza, ministër i Financave;
Ferid Agani, ministër i Shëndetësisë;
Agim Çeku, ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës;
Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale;
Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.