Ndërlidhjet

Cilat duhet të jenë prioritetet?


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta ketë prioritet sistemin shëndetësor në vend.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për informim në këtë ministri, thotë se me deklarimet e deritashme të zyrtarëve të lartë institucionalë, është bërë me dije që në sistemin shëndetësor do të ketë investime financiare dhe do të jetë si prioritet ky sektor.

Sipas Hotit, një vendim i tillë, nëse përfillet nga qeveria e ardhshme, do të tejkalohen disa probleme që ka qenë si pasojë e një financimi joadekuat në shëndetësinë kosovare.
Kryesorja është që shëndetësia të trajtohet vërtet si prioritet...


Kryesorja është që shëndetësia të trajtohet vërtet si prioritet, të ketë një ndryshim në mënyrën e financimit, pra shtimin e buxhetit, si dhe në miratimin e ligjit për sigurime shëndetësore që është një alfa dhe omega e rregullimit të një sistemi të qëndrueshëm financiar të shëndetësisë”.

“Gjithashtu, të investohet në ngritjen e shërbimeve që mungojnë në sistemin publik, në mënyrë që të ngritët një konkurrencë në mes të këtij sektori dhe atij privat, e gjithashtu edhe të investohet në ngritjen e kapaciteteve menaxheriale dhe profesionale. Pra, ngritjen e resurseve humane dhe të zotërohet me dije dhe shkathtësi”
, thotë Hoti.

Edhe zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë shprehin mendimin se qeveria e ardhshme duhet të synojë dhe të ketë për qëllim mirëqenien dhe ngritjen e shëndetit të popullatës në përgjithësi.

Skënder Syla, udhëheqës i kësaj organizate në Kosovë, thotë se qeveria e ardhshme duhet të ketë edhe vizion të qartë se cilat janë aspektet që duhet adresuar në sistemin shëndetësor.
Unë mendoj që qeveria e ardhshme duhet ta rrisë financimin...


“Unë mendoj që qeveria e ardhshme duhet ta rrisë financimin dhe ky financim të jetë i qëndrueshëm në mënyrë që t’i mbulojë nevojat kryesore të qytetarëve të Kosovës. Të ketë një llogaridhënie dhe një koordinim më të mirë të gjitha niveleve të sistemit shëndetësor, si dhe përmirësim dhe avancim të kategorive më të ndjeshme”,
shprehet Syla.

Sipas Sylës, edhe një gjë që duhet të futet në prioritetet e qeverisë së ardhshme, është zbatimi i Ligjit mbi tymosjen e duhanit, sepse, siç thotë ai, kjo paraqet një nga problemet më të rënda të shëndetit publik.

Lexoni edhe këto:

Pse nuk po zbatohet Ligji për duhanin?
Mungesë vaksinash sezonale
Mungesë kushtesh
XS
SM
MD
LG