Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka publikuar sot dorëheqjen e tij nga posti i presidentit.
Këto komente zoti Sejdiu i bëri në një konferencë me gazetarë. Vendimin e tij, zoti Sejdiu e ka bazuar në konstatimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas të cilit, ai e "ka shkelur seriozisht Kushtetutën", me faktin se ka mbajtur dy poste - atë të presidentit të Kosovës dhe të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në komentet e tij, zoti Sejdiu ka thënë se ka qenë i bindur që me mbajtjen e postit të ngrirë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk përbën ndonjë shkelje.
“Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka menduar ndryshe dhe unë e respektoj këtë vendim”, ka thënë Sejdiu.
Sipas Kushtetutës, presidenti i vendit mund të shkarkohet nga Kuvendi i Kosovës, me 2/3 e deputetëve të tij.
Neni 91 / 3
“Nëse presidenti i Republikës së Kosovës është dënuar për ndonjë krim të rëndë ose kur nëse Kuvendi, në pajtim me këtë nen, konstaton që Presidenti nuk është i aftë të ushtrojë përgjegjësitë e tij/saj për shkak të sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se ai/ajo ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, Kuvendi mund të shkarkojë presidentin me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të tij”.
Neni 90 /1
“Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ai/ajo mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to”.
Në një skenar të këtillë, kryetari i Kuvendit mund të jetë ushtrues detyre i postit të presidentit jo më gjatë se gjashtë muaj.
Se çfarë do të ndodhë brenda këtyre gjashtë muajve, varet nga partnerët e koalicionit qeverisës.
Nëse Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike vendosin ta ruajnë këtë formulë qeverisëse, atëherë LDK-ja brenda këtyre gjashtë muajve mund të dalë me një propozim të ri për president të Kosovës.
Emri i presidentit të ri votohet në tri raunde në Kuvend, dy raundet e para me dy të tretat e votave dhe raundi i fundit, me shumicë të thjeshtë, prej 61 votash.
Krasniqi: nuk do të ketë krizë institucionale
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një takim me gazetarët, ka thënë se e respekton vendimin e presidentit të Kosovës, në mbështetje të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka konfirmuar se me automatizëm është ngarkuar me përgjegjësitë e presidentit dhe se në këtë periudhë, zoti Krasniqi synon të ftojë në konsultime subjektet politike të Kosovës, për të përcaktuar hapat e mëtutjeshëm në këtë drejtim.
Zoti Krasniqi gjithashtu është zotuar se nuk do të ketë krizë institucionale dhe se edhe vetë akti i dorëheqjes është i rregulluar me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi. (a.v.)