Pensionistët kosovarë vazhdojnë të përballen me kushte të vështira socio-ekonomike. Shuma prej 45 eurosh, respektivisht 80 euro në muaj, për pensionistët kontribut-dhënës nuk mjafton as për gjërat elementare. Premtimet e vazhdueshme për rritje pensionesh nga ana e zyrtarëve institucionalë kanë bërë që pensionistët të humbin durimin.
Asllan Asllani, nga Shoqata e Pensionistëve, thotë se edhe pas shumë premtimeve të marra, pensionet kanë mbetur tejet të ulëta dhe të pamjaftueshem për të jetuar një jetë normale.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk është angazhuar seriozisht për çështjen e rritjes së pensioneve.
“Të gjitha premtimet që janë dhënë, nuk kanë qenë të kënaqshme për pensionistët. Draft-ligji për skemat pensionale është jo i favorshëm për pensionistë dhe si të tillë pensionistët nuk e pranojnë, sepse ky draft-ligj nuk ka sigurim pensional dhe rritja e paraparë nuk jep mundësi të jetohet një jetë normale”.
“Megjithatë, kemi pasur biseda me të gjithë; edhe me kryeministrin Thaçi, dhe kanë premtuar që do t’i risin pensionet, por 5 euro rritje nuk çon peshë asgjë. Pensionet do të duhej të ishin 200 euro në mënyrë që të mund të jetojnë një jetë normale pensionistët”, thotë Asllani.
Në anën tjetër, Memli Krasniqi, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës, thotë se këtë vit do të ketë ngritje të pensioneve dhe, siç thotë ai, rritja pastaj do të vazhdojë vit pas viti dhe me kalimin e kohës kjo kategori e shoqërisë do të ketë një trajtim adekuat dhe të dinjitetshëm sa i përket kompensimit financiar.
“Do të ketë ngritje të pensioneve dhe ne jemi duke u përkushtuar për ta miratuar ligjin. Rritja do të bëhet këtë vit. Ne e dimë që ka nevojë për një ngritje më të madhe, por shpresojmë që do të ketë mirëkuptim edhe për buxhetin e Kosovës dhe mundësitë financiare që pa dyshim ndikojnë në kapacitetet tona për ngritje të pensioneve”, bën të ditur Krasniqi.
Por, Bislim Gashi, pensionist, thotë se gjendja e tyre është mjaft e vështirë, dhe se ka raste që për shkak të pensionit të vogël që kanë dhe çmimeve të larta të barnave, nga pamundësia për t’i blerë ato, vdesin shumë pensionistë.
“Kanë premtuar që do t’i rrisin pensionet, por nuk dihet kur, meqenëse s’ka fond. Do të ishte mirë të nxirrej Ligji për pensionet dhe të formohej fondi i pensionistëve. Ashtu do të përmirësohej paksa gjendja. Ka pensionistë që po vdesin se nuk kanë të holla t’i blejnë ilaçet”, shprehet Gashi.
Ndërkaq, Ramë Alihajdaraj, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, thotë se gjendja e pensionistëve, po keqësohet gjithnjë e më shumë.
Sipas tij, kjo kategori e shoqërisë ka nevojë për trajtim më të mirë nga ana e institucioneve kosovare.
“Edhe në vitin 2009 pensionistët, invalidët e punës dhe të moshuarit më së shumti po i rëndon shtrenjtimi i ilaçeve, sidomos për ata që vuajnë nga sëmundjet kronike”, pohon Alihajdaraj.
Ndërkaq, nëse rritja e pensioneve bëhet këtë vit, atëherë sipas zyrtarëve institucionalë, pensionistët kontribut-dhënës do të marrin nga 100 euro, ndërsa për personat që kanë arritur moshën mbi 65 vjeç, pensioni do të jetë nga 45 - 65 euro në muaj.