Një kompani e panjohur, e lidhur me familjen e presidentit të Uzbekistanit, siguroi më shumë se 100 milionë dollarë përmes kontratave të fshehta shtetërore, zbuloi një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.
Dy shtetas francezë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë shëndosh e mirë dhe po jetojnë në Francë, pavarësisht pohimeve të mediave shtetërore ruse se ata ndodheshin në qytetin ukrainas të Harkivit, kur Rusia kreu një sulm ajror, më 16 janar.