Ish-zëvendës ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, i tha Radios Evropa e Lirë se ‘Forca e Sigurisë së Kosovës është realisht Ushtria e Kosovës” dhe shtoi se çfarëdo ndryshimi rreth saj duhet bërë brenda kuadrit kushtetues.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë, se pret që “tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ulen edhe më shumë” dhe që “dialogu i rinisur të çojë drejt pajtimit dhe bashkëpunimit”.
Publicistja e njohur britanike, njohëse e rrethanave në Rusi, Mary Dejevsky, i tha Radios Evropa e Lirë, se zgjidhja e mundshme përmes një marrëveshjeje mes perëndimit dhe Rusisë do të ishte “njohja e autoritetit rus mbi Krimenë si shkëmbim që Rusia ta pranojë pavarësinë e Kosovës”.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha se “KFOR-i është i gatshëm që të ndihmojë, nëse kërkohet dhe si një reagues i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”
Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, i tha Radios Evropa e Lirë se rasti Haradinaj “është më shumë politik” dhe vetëm përmes një “presioni ndërkombëtar mund të lirohet” që , siç tha, “të mos ndikohet paqja që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbajë të martën një seancë të jashtëzakonshme pas arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.
Një zyrtare e lartë evropiane i tha Radios Evropa e Lirë, se BE-ja “po e ndjek me kujdes zhvillimin” rreth rastit Haradinaj, por nuk dha ndonjë hollësi më shumë mbi mundësinë e intervenimit në këtë rast.
Ish-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, i tha Radios Evropa e Lirë se lidershipi në Kosovë është i jashtëkohshëm dhe jashtë realitetit. Ai tha se Kosova ka nevojë për “një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë”, meqë siç tha “liderët e sotëm nuk po tregojnë asnjë vizion përveç vullnetit për të qëndruar në pushtet”.
Votuesit në SHBA po votojnë në zgjedhjet thellësisht të përçara presidenciale, që mund të përcaktohen nga disa prej shteteve të pavendosura, ku kandidatët – Hillary Clinton dhe Donald Trump - u përpoqën t’i bindin votuesit në ditën përfundimtare përpara ditës finale të votimit.
Kuvendi i Kosovës pritet që të premten pasdite të fillojë shqyrtimin e një projektligj të veçantë për kompleksin e minierave Trepça, me të cilin do të revitalizohej dhe rikthehej në treg. Projektligji, i proceduar në Kuvend nga Qeveria e Kosovës, është kundërshtuar nga ministrat serbë dhe një pjesë e punëtorëve të Trepçës, të komunitetit serb në veriun e vendit.
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi i Komitetit LIBE i hap rrugën Kosovës për liberalizimin e vizave, me kushtin e përmbushjes së standardit të ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi.
Serbët e Kosovës, posaçërisht ata në pjesën veriore të saj, janë gjetur ndërmjet kërkesave të liderëve të tyre për të mos u ngutur në marrjen e dokumenteve të Kosovës dhe thirrjeve të institucioneve të vendit për t’u pajisur me pasaportat biometrike në përgatitje të liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit.
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i tha Radios Evropa e Lirë se “interesat politike dhe njëkohësisht luftërat politike po i zëvendësojnë interesat kombëtare në Kosovë”.
Shfaq më shumë