Shto këtu edhe trupat koreanoveriore: më shumë se 11.000 ushtarë janë dërguar në Rusi, gjë që përbën rrezik shumë të madh për vijat e frontit të Ukrainës, pasi gjasat janë që ushtria ruse të depërtojë në një lokacion, apo të shkaktojë një mal humbjesh.
Gjatë presidencës së parë, Donald Trump kishte marrëdhënie të trazuara me Ukrainën dhe me presidentin e saj, Volodymyr Zelensky, në veçanti.
Më 2 tetor, ushtria ukrainase konfirmoi tërheqjen e njësive nga Vuledari pas ofensivës rraskapitëse disamujore të kryer nga forcat ruse në pjesë të mëdha të rajonin lindor ukrainas të Donbasit.
Pesë ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të njoftonte se do të lehtësonte kushtet nën të cilat Rusia mund të përdorë armë bërthamore kundër një armiku, një nga po këto lloje armësh shpërtheu në mënyrë spektakolare.
Ryan Wesley Routh dyshohet se bëri përpjekje të vriste ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Por, përpara kësaj, ai njihej si një mbështetës aktiv i ushtrisë së Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.
Dy vjet më pas, Ionov, i cili udhëhiqte një organizatë joqeveritare të quajtur Lëvizja Kundër Globalizimit, i kishte ndihmuar aktivistët e pakët pro shkëputjes së Kalifornisë ta themelonin një zyre në kryeqytetin rus, dhe i kishte mirëpritur ata dhe aktivistë të tjerë nga e gjithë bota në një konferencë në Moskë me titullin: Dialogu i Kombeve.
Muajin e kaluar, në ditën e njëjtë kur ligjvënësit ukrainas votuan për ndalimin e të gjithë degës të Kishës Ortodokse Ruse, udhëheqësi i Kishës Ortodokse të Bullgarisë publikisht u shpreh kritik për këtë hap historik dhe kundërthënës.
Deri këtë fundjavë - mbi degët perëndimore të Lumit Sejm, një rrjedhë gjarpërore e ujit përgjatë rajonit Kursk të Rusisë deri në Ukrainë - qëndronin tri ura të ulëta prej betoni dhe asfalti e me dy korsi, të cilat shërbenin për trafik rrugor për territorin jugor rus.
Që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës, kjo e fundit vazhdimisht ka kaluar kufirin për në Rusi
Alsu Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë dhe nënë e dy fëmijëve, është ribashkuar me familjen e saj, afër Uashingtonit, pasi u lirua në një shkëmbim historik të burgosurish, pas nëntë muajsh burgimi në Rusi.
Pas një periudhe prej gati 10 muajsh në kaosin e sistemit rus të burgimit, rinisja e jetës si një grua e lirë për Alsu Kurmashevan duket kështu: ujë i pastër për pije; një shtrat i rehatshëm; shëtitje të gjata, pa mbikëqyrjen e rojeve të burgut, në fshatrat e Teksasit. Dhe avokado.
Lista e personave të liruar më 1 gusht gjatë një këmbimi të të burgosurve nga disa shtete ka numrin më të madh të të liruarve të këtij lloji që nga Lufta e Ftohtë.
Shtetet e Bashkuara iu bashkuan dhjetëra aleatëve të NATO-s duke thënë për herë të parë se do ta lejojnë Ukrainën t’i godasë disa caqe brenda Rusisë.
Të rrethuar dhe pa armatim, forcat ukrainase morën një mbështetje që ua ngriti moralin e luftës javën e kaluar, kur ligjvënësit amerikanë më në fund miratuan një paketë ndihme prej 60 miliardë dollarësh.
Një biznesmen rus i akuzuar për kontrabandë të pajisjeve ushtarake të përdorura në pushtimin e Ukrainës pritej të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara – kur arriti të largohej nga arresti shtëpiak në Itali dhe u kthye në Moskë përmes një komploti të suksesshëm të arratisjes. Ja se si ndodhi.
Autoritetet ruse e shpërfillen një paralajmërim të Shteteve të Bashkuara për një sulm terrorist në Moskë në mars. Disa javë më vonë, mbi 140 njerëz u vranë nga një sulm më të shtëna në një sallë koncertesh.
Shfaq më shumë