Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të pastra, shumëkush do të priste që Qeveria e Kosovës të mos përmendej fare për këtë dukuri.
Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë thonë se e kaluara e disa kandidatëve të propozuar për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është shqetësuese.
Zotimi i Kosovës për të mos e dërguar Forcën e saj të Sigurisë në veri të vendit, pa pëlqimin paraprak të NATO-s, është i vlefshëm edhe sot, kur mandati i kësaj force ka ndryshuar, thotë për Radion Evropa e Lirë Besfort Rrecaj, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.
Jashtë kufijve, por Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e përjetojnë si festë për identitetin e tyre kombëtar.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e radhës ku do të drejtohet Safet Demiri nga fshati Banjë e Sijarinës në jug të Serbisë. Ai pretendon se autoritetet e këtij vendi ia kanë pasivizuar pa të drejtë adresën në këtë fshat të Medvegjës qysh në vitin 2019.
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por para-fushata e tyre ka shkaktuar shqetësime për ndërhyrjen e mundshme në procesin zgjedhor dhe për keqpërdorimin e burimeve publike.
Deri më tash, asnjë parti politike serbe nuk aplikoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Vetëm në dy javët e para të nëntorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka takuar mërgatën kosovare në së paku katër shtete të Evropës: Zvicër, Austri, Norvegji dhe Gjermani.
Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, nuk duhet të vihet në diskutim.
Biznesi duhet t’i përshtatet interesit të konsumatorëve, thonë përfaqësues të një kompanie kosovare, e cila, së voni, ka hapur një pikë shitjeje në Leposaviq - komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.
Kanë kaluar mbi 16 muaj që kur ndodhi një varg sulmesh ndaj gazetarëve në komunat veriore të Kosovës, por as ata dhe as Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, nuk kanë ndonjë informacion zyrtar nëse organet e rendit dhe ato të drejtësisë kanë ndërmarrë veprime ligjore ndaj autorëve.
Sindikata e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës ka paralajmëruar se do të hyjë grevë që nga 1 nëntori dhe do t’i pezullojë të gjitha shfaqjet. Drejtuesja e saj thotë se aktorët kërkojnë që të paguhen sipas kategorizimeve dhe koeficienteve të përcaktuara me Ligjin për pagat në sektorin publik.
Gjatë muajit të fundit, së paku në dy komuna të Kosovës - Kamenicë dhe Gjakovë - nxënës të disa shkollave fillore, të frymëzuar nga disa video në TikTok, janë vetëlënduar.
“Spiun”, “tradhtar”, “kriminel”, “hajn” e “llaskuç”! Epitete të tilla, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë mveshur lehtësisht njëri-tjetrit, sidomos në seancat e dy javëve të fundit.
Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me qëllim rritjen e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe lehtësimin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian, shënon këtë vjeshtë përvjetorin e dhjetë.
Përfaqësuesit e koalicionit që do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit thonë se "mbrojtja e vlerave tradicionale familjare" është kauza që i ka bërë bashkë ata.
Vitin 2022 Kosova e mbylli me normë mesatare të inflacionit rreth 12 për qind. Më 2023 dhe këtë vit, inflacioni shkoi duke rënë në numra njëshifrorë, por jo edhe çmimet e shërbimeve dhe të produkteve të konsumit.
Nuk dinë shumë se si do të duket e as çfarë do të përfitojnë, por e mirëpresin nismën për krijimin e një shteti për Urdhrin Bektashi në Tiranë. Ndjekës të kësaj lëvizjeje, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, thonë se është koha për një qendër të tillë fetare.
Bartja e shamisë, që ndryshe njihet edhe si hixhab, është bërë shkak që vajza me inicialet A.D. të mos ndjekë mësimet në vitin e fundit të gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë.
Thirrjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për riintegrimin e serbëve në veri të Kosovës, u mirëpritën nga Bashkimi Evropian si një lëvizje pozitive, por nuk u komentuan fare nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Shfaq më shumë