Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Njoftimi i fundit për rritje të pagave nga Qeveria Kurti ngjalli debat mes partive politike. Disa e quajtën dështim, disa vendim të paligjshëm, e të tjerë premtuan rritje edhe më të larta të pagave në rast se e marrin pushtetin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025.
Spitali i Përgjithshëm në Vushtrri dhe ai në Ferizaj ka rreth tre vjet që funksionojnë pa biokimistë. Për pasojë, analizat laboratorike, kritike për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, lexohen nga stafi i infermierëve dhe teknikëve - gjë që ngre shqetësime për saktësinë dhe besueshmërinë e tyre.
Udhëheqësi i Lëvizjes Hizmet, Fethullah Gulen, vdiq më 21 tetor në SHBA, por kjo duket se nuk do të ndalë luftën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ndaj kësaj organizate dhe njerëzve të saj.
Lista esenciale e barnave është një dokument zyrtar, që përmban rreth 200 lloje ilaçesh që jepen falas për popullatën. Por, shumë pacientë e gjejnë veten duke paguar nga xhepat e tyre për barnat që duhet të jenë të disponueshme përmes sistemit të kujdesit shëndetësor.
Gjashtëdhjetë e tetë shtetas afganë u vendosën nga 13 tetori në Kosovë, por koordinimi i strehimit të tyre nuk u bë me Qeverinë amerikane, sikurse më herët.
Kur dhe pse u vendos masa që ndalonte importin e mallrave të Serbisë? Çfarë e shtyu Qeverinë e Kosovës ta heqë dhe çka ndryshon për qytetarët? Ja një shpjegim i shpejtë.
Tre punonjës shëndetësorë, të fushave dhe të institucioneve të ndryshme, ndanë me REL-in ankesat e tyre. Emërues i përbashkët i të gjithëve është: “pagesa jo e mjaftueshme”.
Ekipi i REL-it e vizitoi Barnatoren Qendrore në fund të shtatorit, ku pa disa dhoma me barna me afat të skaduar, të vendosura shumë pranë barnave të përdorshme - me vetëm një perde në mes.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës është e mbingarkuar me rreth 10.000 pacientë që lëngojnë në lista të pritjes për shërbime thelbësore mjekësore.
Prej se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022, Presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër nuk e ka shqyrtuar.
Në kohën kur Bashkimi Evropian përmend data konkrete për zgjerimin e tij, aplikimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij blloku mbetet në sirtar. Në BE nuk thonë se kur do ta shqyrtojnë, e as nuk obligohen me ndonjë afat.
Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të nisë ekzaminime të reja për të sapolindurit, të cilat do të ndihmojnë në diagnostikimin e së paku katër çrregullimeve metabolike.
Nazar Chaban, 10 vjeç nga Ukraina, nisi vitin e ri shkollor mijëra kilometra larg vendlindjes së tij. Duke u larguar nga lufta, Nazar mbërriti në Kosovë vitin e kaluar me nënën e tij, Tetianën, me profesion gazetare, si pjesë e një programi për strehimin e gazetarëve ukrainas.
Presidenti rus, Vladimir Putin, teknikisht, do të duhej të arrestohej gjatë një vizite shtetërore në Mongoli më 3 shtator. Por, ai nuk u arrestua. Pse? (Montazhi: Bujar Tërstena)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë duhet të bëhet në bazë të një plani me partnerët ndërkombëtarë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha për Radion Evropa e Lirë se është duke diskutuar me aleatët ndërkombëtarë që Kosovës t’i ofrohen garanci të sigurisë dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, nëse nga Kosova kërkohet ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit.
Siguria, politika dhe temat sociale janë fushat për të cilat është shpërndarë më së shumti keqinformim në Kosovë në 12 muajt e fundit, ka gjetur një raport i publikuar nga platforma për verifikim të fakteve hibrid.info.
Deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se Qeveria e tij do të vazhdojë konsultimet dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, lidhur me rihapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, analisti politik, profesori Rrahman Paçarizi, e konsideron një shenjë pozitive.
Menaxherja e programit kundër dhunës me bazë gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës, Adelina Berisha, thotë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e grave nga dhuna me bazë gjinore, pasi, thekson ajo, rastet që kanë ndodhur sivjet janë raste të raportuara në Polici.
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë e konsideron zhvillim të ri vizitën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shfaq më shumë