Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por se deri një ndikim i tillë nuk është ndier.
Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë ka shpallur konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.
Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” raportet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për AFP-në, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, ai tha se ky proces është i vështirë.
Shqipëria ka pranuar dërgesën e parë me sistemin kundëtanke Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar qytetarët se të mërkurën, më 24 dhjetor, do të ketë bllokim të përkohshëm të një rruge, nëpër të cilën kalohet për në Kosovë.
Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe një stacion të përbashkët kërkimor ruso-kinez, teksa fuqitë e mëdha po nxitojnë të eksplorojnë satelitin e vetëm natyror të Tokës.
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca fillestare në rastin e shpërthimit në kanalin Ibër–Lepenc në fshatin Varragë, në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, për mosraportim and apo raportim të rreme të pasurisë.
Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, është në bisedime me kompaninë hungareze, MOL, për një shitje të mundshme të aksioneve të tij shumicë në NIS, rafinerinw e vetme tw naftës në Serbi, tha të martën presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, u takua sot me katër kryetarët e inauguruar të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë (KEDS) thotë se shkak është mbingarkesa në rrjet dhe sugjeron përdorim “të përgjegjshëm” të energjisë elektrike.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të ishte gjë e mençur nëse presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro largohet nga pushteti.
Shfaq më shumë