Rusia sulmon Odesën, shkatërron qindra tonë rezerva ushqimore
Rusia sulmon Odesën, shkatërron qindra tonë rezerva ushqimore
Një zjarrfikës duke tentuar të shuajë zjarrin në një ndërtesë administrative të dëmtuar rëndë nga një sulm raketor rus, Ukrainë, 20 korrik 2023.
Rusia vazhdoi sulmet në portet ukrainase të Detit të Zi për të katërtën ditë me radhë, duke goditur objektet e magazinimit të grurit në rajonin e Odesës dhe duke shkaktuar dëme e lëndime.
Agresioni erdhi pasi Rusia refuzoi të vazhdonte marrëveshjen e lehtësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkura, përmes së cilës ishte lejuar eksporti i sigurt i grurit të Ukrainës në vende tjera.
Guvernatori rajonal, Oleh Kiper, tha se Rusia lëshoi raketa të tipit Kalibër nga anijet në Detin e Zi, duke shkatërruar një terminal të drithërave dhe duke plagosur dy persona.
“Fatkeqësisht, u godit një terminal drithërash i një prej ndërmarrjeve bujqësore të rajonit të Odesës. Armiku shkatërroi 100 tonë bizele dhe 20 tonë elb. Dy persona u plagosën nga shpërthimi”, tha Kiper.
Rusia sulmon me raketa Odesën dhe Mikolajivin
1/10Zjarrfikësit duke fikur zjarrin në një ndërtese banimi trekatëshe të goditur nga një raketë ruse në Mikolajiv, në jug të Ukrainës, më 20 korrik.
I vendosur pranë Detit të Zi, Mikolajivi ishte një nga disa qytetet e shënjestruar nga sulmet me raketa më 20 korrik, që vranë një person dhe plagosën të paktën 20 të tjerë, përfshirë pesë fëmijë, thanë zyrtarët ukrainas.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/10Ndihmësit e mjekëve bartin një grua që u plagos gjatë sulmit me raketa ruse në Mikolajiv.
"Rusët goditën qendrën e qytetit. Një garazh dhe një ndërtesë banimi trekatëshe mori flakë.... Gjithsej 18 persona u plagosën. Nëntë prej tyre u shtruan në spital, duke përfshirë pesë fëmijë, ndërsa dy persona u shpëtuan nga rrënojat. Është një mrekulli që arritëm t'i shpëtojmë", tha guvernatori rajonal, Vitaliy Kim.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/10Zjarrfikësit duke punuar gjatë orëve të para të 20 korrikut për të shuar zjarrin në ndërtesën e banimit në Mikolajiv.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/10Ekipet e shpëtimit gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit nëpër rrënojat e djegura të ndërtesës së banimit në Mikolajiv.
Rusia ka shtuar sulmet me raketa dhe dron në portet e Detit të Zi të Ukrainës dhe zonat përreth që kur u tërhoq nga një marrëveshje njëvjeçare e ndërmjetësuar nga OKB-ja më 17 korrik, e cila lejonte kalimin e sigurt të dërgesave të grurit ukrainas.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/10Një grua duke pastruar copat e xhamit të thyer nga një dritare që u dëmtua gjatë sulmit në Mikolajiv.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/10Odesa ishte gjithashtu në shënjestër e sulmeve më 20 korrik pasi një raketë ruse dëmtoi rëndë një ndërtesë administrative. Ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore të qytetit port që për objektiv kishin instalimet, objektet e depozitimit të grurit dhe infrastrukturën civile.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/10Banorët duke qarë pranë vendit ku është djegur ndërtesa administrative. Kryetari i bashkisë së Odesës, Hennadiy Trukhanov, e përshkroi sulmin si "një nga netët më të këqija ndonjëherë", duke shtuar se një person u plagos.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/10Një grua duke qarë pranë trupit të djalit të saj afër një ndërtese të dëmtuar rëndë nga një sulm rus me raketa në Odesa.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/10Njerëzit shikojnë teksa ekipet ukrainase të shpëtimit vazhdojnë punën në rrënojat e një ndërtese administrative të shkatërruar në qendër të Odesës.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/10Policia e Odesës mblodhi copat nga një raketë ruse që shkatërroi ndërtesën administrative të qytetit.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Kiper tha se fillimisht dy raketa goditën hambarin, duke shkaktuar zjarr, më pas një raketë e tretë goditi të njëjtin vend në kohën kur zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin flakët.
"Një raketë tjetër goditi të njëjtën ndërmarrje, duke dëmtuar pajisjet bujqësore dhe të shpëtimit. Një zjarr në një sipërfaqe prej më shumë se 200 metra katrorë u shua shpejt", tha Kiper.
Në Moskë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se marina e saj kreu një "ushtrim" me zjarr të drejtpërdrejtë në veriperëndim të Detit të Zi më 21 korrik, vetëm disa ditë pasi Kremlini tha se anijet e ngarkesave që shkojnë në drejtim të porteve të Ukrainës në Detin e Zi do të konsideroheshin si objektiva të mundshëm ushtarakë.
Rusia shënjestron depot ushqimore
Më 20 korrik, raketat ruse goditën rajonet Odesa dhe Mikolaiv, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 20 të tjerë, në mesin e tyre pesë fëmijë, dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në instalimet portuale.
Raketat ruse goditën edhe zonat e banuara në qendër të Odesës dhe Mikolaivit.
Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se terminalet e grurit dhe infrastruktura portuale në portet e Odesa dhe Çornomorsk ishin në shënjestër. Në Çornomorsk, 60,000 ton grurë u shkatërruan, tha ministria.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se seria e sulmeve në Ukrainën jugore kishte në shënjestër objektet ku pretendonte se Ukraina po ndërtonte dronë që Moska thotë se i përdori për të dëmtuar urën që lidh këtë vend me gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet ruse kishin shënjestruar "qëllimisht" portet në rajonin e Odesës që përdoren për të eksportuar grurë, pasi Rusia refuzoi të zgjasë marrëveshjen.
"Rreth një milion ton ushqim ruhen në portet që u sulmuan sot. Saktësisht vëllimi që duhet të ishte dorëzuar në vendet e konsumit në Afrikë dhe Azi shumë kohë më parë", tha Zelenskiy në një video-mesazh.
“E gjithë bota duhet ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për terrorin”, shtoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kritikoi sulmet pranë qyteteve portuale të Detit të Zi.
"Këto sulme kanë një ndikim shumë përtej Ukrainës. Ne tashmë po shohim efektin negativ në çmimet globale të grurit dhe misrit që i dëmton të gjithë, veccanërisht kategoritë e varfra në botë", tha zëdhënësja e Guterres, Stephane Dujarriq.
Situata në fushëbetejë
Përshkallëzimi i Detit të Zi vjen pasi Kievi raporton një përpjekje të re të Rusisë për t'u kthyer në ofensivën në verilindje.
"Armiku vazhdon të përqendrojë përpjekjet e tij kryesore në Kupiansk [në rajonin e Harkivit], Liman, Bahmut, Avdivka dhe Marinka [në rajonin e Donjeckut], ku u zhvilluan 32 beteja të ngushta luftarake gjatë ditës së kaluar", tha Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës më 21 korrik.
Sipas tyre, mbrojtësit ukrainas në Kupiansk zmbrapsën sulmet e trupave ruse në jugperëndim të Masiutivkës.
Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara thanë se bombat thërrmuese të furnizuara nga SHBA po vendosen në terren.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se municionet kanë një ndikim në formacionet dhe manovrat mbrojtëse.
"Ne kemi marrë disa reagime fillestare nga ukrainasit dhe ata po i përdorin ato në mënyrë mjaft efektive", tha Kirby në një konferencë shtypi.
Gjithashtu më 20 korrik, Valeriy Zaluzhniy, komandanti i përgjithshëm i forcave ukrainase, pati një telefonatë për situatën operacionale përgjatë gjithë vijës së frontit me gjeneralin amerikan Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët.
"Forcat e armatosura të Ukrainës, pavarësisht nga fushat e minuara dhe jashtëzakonisht komplekse të armikut, po shkatërrojnë në mënyrë metodike forcat e armikut dhe vazhdojnë të kryejnë veprime sulmuese për të çliruar territorin tonë. Ne jemi të suksesshëm në disa fusha. Ushtarët tanë janë heronj", tha Zaluzhniy në Facebook.
Raportet nga fushëbeteja nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.