Ndërlidhjet

Nesrete Kumnova dorëzon kallëzim penal kundër Velko Odalloviqit


Nesrete Kumnova afër një memoriali me fotografi të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Nesrete Kumnova afër një memoriali me fotografi të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Nesrete Kumnova, kryetare e organizatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, ka dorëzuar të hënën kallëzim penal kundër Velko Odalloviqit, kryetarit të Komisionit për Personave të Zhdukur i Qeverisë së Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kumnova ka thënë se Odalloviq ka qenë gjatë luftës në Kosovë kryetar i “Qarkut të Kosovës” dhe dyshohet se “ është i përfshirë dhe mban përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

“Velko Odalloviq duhet të japë përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë, dhe jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka thënë mes tjerash Kumnova.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Në mesin e të zhdukurve është edhe djali i vetëm i Kumnovës, Albijoni.

Më 2 maj, Kosova dhe Serbia – nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – kanë arritur marrëveshje për një Deklaratë për Personat e Zhdukur.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se një vendim i tillë jep shpresë për qasjen në dokumentet e shënjuara si “konfidenciale”.

XS
SM
MD
LG