Ndërlidhjet

Ambasada amerikane në Prishtinë, Tiranë e Shkup, thirrje për kujdes gjatë Pashkëve


Ilustrim
Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, përmes faqes zyrtare, ka këshilluar qytetarët amerikanë të kenë kujdes të veçantë gjatë pushimeve të ardhshme fetare (Festën e Pashkëve) dhe gjatë pjesëmarrjes në festivale apo ngjarje të caktuara.

“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, thuhet në sugjerimin që Ambasadat amerikane u japin qytetarëve të tyre në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Aty këshillohen qytetarët amerikanë që të mbajnë në nivel të lartë të vigjilencës dhe të ndërmerrin hapat e duhur për të rritur sigurinë personale.

Në Kosovë ndërkaq, Policia ka njoftuar se po i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar siguri në vend.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG