Ndërlidhjet

Moskë: Opozitarit rus i ndalohet të organizojë marsh kundër korrupsionit


Autoritetet e qytetit të Moskës kanë ndaluar marshin anti-korrupsion të planifikuar nga lideri opozitar, Aleksei Navalny.

Navalny ka postur në ueb faqen e tij letrën e policisë, ku thuhet se marshi i planifikuar do të pengonte trafikun dhe do të shkelte të drejtat e banorëve.

Navalny më 14 mars, kishte aplikuar për të mbajtur një marsh në rrugët kryesore të Moskës dhe përfundimi i këtij marshi do të ishte pranë Kremlinit. Mbi 15,000 njerëz thuhej se do të merrnin pjesë në këtë marsh kundër korrupsionit.

Vladimir Chernikov, kryetar i njësissë rajonale për siguri dhe antikorrupsion në Moksë, ka thënë se organizatorët nuk kanë “siguruar që ngjarja do të mbahet në kohën e duhur” si dhe do të jetë e sigurt.

Navalny, një kritikë i zëshëm i presindetit Vladimir Putin, në muajin dhjetor ka njoftuar se do të garojë në zgjedhjet presidenciale të marsit të vitit 2018, në zgjedhje të cilat, pritet që Putin të kërkojë mandatin e katërt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG