Ndërlidhjet

Ka vdekur legjenda e Rock and Roll-it, Chuck Berry


Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare Chuck Berry, që konsiderohet pioner i muzikës rock’n’roll në Amerikë.

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se Berry ka vdekur në shtëpinë e tij në Mizuri.

“Departamenti i Policisë, me pikëllim njofton për vdekjen e Charles Edward Anderson Berry Sr, i njohur edhe si muzikanti legjendar Chuck Berry”, thuhet në njoftimin e policisë më 18 mars.

Ekipet e emergjencës ishin thirrur në shtëpinë e Berryt dhe e kishin gjetur atë të pavetëdijshëm. Pavarësisht përpjekjeve për ta kthyer në jetë, ai u shpall i vdekur pak kohë më pas, ka njoftuar policia.

Berry, këngëtar, kitarist dhe tekstshkrues, gjatë karrierës së tij ka regjistruar hite si Jonnny B.Goode, Roll Over Beethoven, Maybellene dhe Sweet Little Sixteen, të cilat janë kënduar edhe nga këngëtar dhe grupe të fashme si The Beatles, Rolling Stones dhe Beach Boys.

Shumë njerëz e konsiderojnë Berryn si “themelues” të muzikës rock’n’roll.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG