Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës krijon komision për matjen e territorit 


Grafiti në afërsi të kufirit me Malin e Zi
Grafiti në afërsi të kufirit me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për krijimin e Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Vendimi u mor pasi Kosova nuk arriti që ta ratifikojë marëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, për shkak të kundërshtimeve të opozitës por edhe një pjese të deputetëve të koaliconit qeverisës.

Ratifikimi i marrëveshjes është një prej kushteve të BE-së për heqjen e regjiit të vizave për Kosovën.

Në mbledhjen e qeverisë, të premten, u tha se komisionin do ta përbëjnë përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave, të Fakultetit të Shkencave matematiko-natyrore, përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile si dhe përfaqësuesit e rajonit të Pejës ku ndodhet edhe kufiri i diskutueshëm.

Është paraparë edhe përfshirja e KFOR-it, BE-së, EULEX-it dhe të ambasadës së SHBA-së.

Kryeministri Isa Mustafa tha se qëllimi është „që të përcaktohet nëse më marrëvehsje Kosova ka humbur territor“ siç pretendon opozita.

Besohet se përfundimi i punës së këtij komisioni do të bëhet nga fundi i muajit janar 2017.

Ndërkohë, opozita me heret ka deklaruar se një nismë e këtillë paraqet „fyerje“ dhe „mashtrim“ ndërkohë që ekspertët thonë se në aspektin shkencor dhe profesional nuk ka mundësi që të matet hapësira e cila nuk është e përkufizuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG