Ndërlidhjet

Qeveria e re e Maqedonisë varet nga partitë shqiptare


Shkup, 11 dhjetor 2016.
Shkup, 11 dhjetor 2016.

Gjykata Administrative ka pranuar ankesat e parashtruara nga opozita maqedonase për parregullsi gjatë procesit zgjedhor dhe, rrjedhimisht, do të shkohet në rivotim në njësinë numër 6.

Por, pavarësisht vendimit, janë pikërisht partitë politike shqiptare që do të vendosin se cili opsion politik nga pala maqedonase VMRO DPMNE e Nikolla Gruevskit me 51 mandate të fituara apo Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e Zoran Zaevit me 49 mandate, do të formojë qeverinë e ardhshme.

Partitë shqiptare madje nëse vendosin të mos e mbështesin asnjërin opsion pikërisht do të jenë faktorë që krijojnë hapësirë që vendin ta çojnë sërish në zgjedhje. Në një rast tjetër mund të imponojnë formimin e një qeverie në nivel ekspertësh me mandat që të debllokojë procesin integrues, realizojë reformat në sistemin e drejtësisë dhe media si dhe avancoj të drejtat e shqiptarëve.

Njohës të çështjeve politike, thonë se tani më shumë se kurrëë është “momenti që liderët politik shqiptarë të arrijnë ujdi për të folur me një zë të unifikuar kundrejt palës maqedonase në funksion të realizmit të interesave të shqiptarëve të Maqedonisë”.

“Është mirë të ulen si vëllai me vëllanë, të tregohen më pragmatik dhe praktik dhe të unifikohen rreth një platforme të përbashkët në formën e një dokumenti të ndëshkuar së cilit dokument do të obligohen t'i përmbahen gjatë veprimit politik. Zgjedhjet prodhuan një moment shumë të volitshëm për shqiptarët që të unifikohen rrethnjë platforme të përbashkët, sepse nëse çdo njëra parti shkon me platformat e veta do të dalin të dështuara madje edhe më shumë sepse do të djegin thënë kushtimisht “letrën fituese që kanë në duar”, thotë për Radion Evopa e Lirë, Shpëtim Pollozhani kryetar i shoqatës së ish të burgosurve politik shqiptarë në Maqedoni, i inkuadruar në bisedimet për unifikimin e opozitës shqiptare edhe para zgjedhjeve.

Ndërkaq Avzi Mustafa, kryetar i Intelegjencës shqiptare në Maqedoni, për Radion Evropa e Lirë thotë se elektorati shqiptar me votën e vet tregoi se është pjesë e këtij shteti dhe si të tillë në formë të barabartë duhet trajtuar dhe nga pala maqedonase.

“Ky votim i ka faktorizuar shqiptarët dhe partitë politike shqiptare e kanë obligim ndaj elektoratit që ua besoi votën t`i tregojnë Maqedonisë se shqiptarët janë faktorë stabiliteti në shtet dhe pa shqiptarët nuk mund të ketë prosperitet Maqedonia si shtet".

"Tani të gjitha partitë politike që fituan mandate pa varësisht numrit të tyre, ata tani janë faktorë kryesorë për formimin e qeverisë dhe për këtë arsye ata duhet të ulen bashkërisht për të hartuar një program që unë do ta kisha quajtur program kombëtarë të shqiptarëve të Maqedonisë ku do t’i artikulojnë të gjitha kërkesat të cilat edhe ashtu i kanë në platformat e tyre politike dhe bashkërisht do të hynin në qeveri për t’i realizuar ato kërkesa në një afat të përcaktuar”, thotë Avzi Mustafa.

Pollozhani dhe Avziu thonë se tani është momenti që njëherë e përgjithmonë të instalohet praktika e marrjes së përgjegjësisë nga ana e shqiptarëve një nga ti pozicionet kyçe të shtetit sic është presidenca, kreu I qeverisë apo drejtimi I parlamentit.

Partitë shqiptare të cilat fituan mandate në zgjedhjet e parakohshme parlamentare BDI 10 mandate, Rilindja me Besë 5 mandate, Aleanca për Shqiptarët 3 mandate dhe Partia Demokratike Shqiptare 2 mandate, zyrtarisht thonë se nuk janë duke zhvilluar bisedime për koalicionet të mundshme rreth formimit të qeverisë së re të Maqedonisë, gjersa mos kumtohet rezultati përfundimtar nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. (REL)

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG