Ndërlidhjet

Pakistan: India akuzohet për sulm kundër minibusit shkollor


Pamje e minibusit të nxënësve që është sulmuar në Kashmirin e administruar nga Pakistani
Pamje e minibusit të nxënësve që është sulmuar në Kashmirin e administruar nga Pakistani

Pakistani i ka akuzuar forcat e Indisë se kanë hapur zjarr kundër minibusit shkollor në rajonin e kontestuar të Kashmirit, duke e vrarë shoferin dhe plagosur së paku 8 fëmijë.

Incidenti ka ndodhur sot në një sektor të Kashmirit të administruar nga Pakistani, ndërsa zyrtarët pakistanezë thonë se sulmet me predha nga trupat e Indisë po vazhdojnë.

Shoferi i minibusit u vra në vendin e ngjarjes kur u sulmua makina, thanë zyrtarët. Në minibus ishin 20 fëmijë të një shkolle private.

Fëmijët e lënduar, të moshës 10 e deri në 15 vjeçare, janë dërguar në spital.

“Trupat e Pakistanit janë përgjigjur në mënyrë efektive dhe e kanë marrë në shënjestër një postbllok të Indisë, prej nga po vinte zjarri”, thanë shërbimet përkatëse pakistaneze.

Nga autoritetet e Indisë nuk ka pasur komente të menjëhershme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG