Ndërlidhjet

Franca: Rusia po gënjen për qëllimin e saj për paqe në Alepo


Jean-Marc Ayrault
Jean-Marc Ayrault

Qeveria e Rusisë vazhdimisht po gënjen për gatishmërinë e saj për të zhvilluar negociata për armëpushim në Alepo, ka thënë sot ministri i jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault. Ai e ka akuzuar Moskën për mashtrim të qëllimshëm të partnerëve të vet.

“Ekziston dyanshmëri ruse...një formë e gënjeshtrave të vazhdueshme”, tha Jean-Marc Ayrault, dhe shtoi se “në njërën anë ata theksojnë se do të zhvillojmë negociata dhe ne zhvillojmë negociata për arritje të armëpushimit”, u tha sot ministri Ayrault gazetarëve në Bruksel, pas dështimit të bisedimeve gjatë fundjavës në Paris.

“Në anën tjetër, ata e vazhdojnë luftën, luftën totale, kjo është dëshirë për ta mbrojtur regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe për të arritur rënie të Alepos”, tha ministri i jashtëm francez.

Duke ardhur në një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, ai u tha gazetarëve se synimi i shpallur i Rusisë për marrjen në shënjestër të militantëve, është i rrejshëm, dhe prova qëndron në raportet se Shteti Islamik (IS) e ka rimarrë qytetin e lashtë, Palmyra në Siri, raporton Reuters.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG