Ndërlidhjet

Sulmohet Konsullata e Turqisë në Prizren


Prizreni
Prizreni

Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren është sulmuar sot në orët e mëngjesit me gurë dhe gaz molotovi.

Si pasojë e këtij sulmi, që besohet se është kryer me shishe molotovi dhe gurë, objekti ka pësuar dëme të vogla materiale.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, me një gaz molotovi dhe gurë disa persona kanë gjuajtur ndërtesën. Menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe u kemi dhënë udhëzime edhe policisë si të veprojnë tutje”, ka thënë Hoxha.

Më pastaj, ka nënvizuar ai, janë ndaluar pesë të dyshuar të cilët e kanë pranuar kryerjen e kësaj vepre.

“Ata e kanë pranuar veprën në prani të avokatit, janë në ndalim dhe hetimet vazhdojnë”, ka thënë Sylë Hoxha.

Sipas tij, personat e arrestuar kanë deklaruar se ishin nën euforinë e Festës së Flamurit dhe pasi që kishin dëgjuar këngë folklorike shqiptare, kishin ndërmarrë një veprim të tillë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG