Ndërlidhjet

Rasti Dehari çon në suspendim katër zyrtarë të Qendrës Korrektuese


Astrit Dehari
Astrit Dehari

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë të Qeverisë së Kosovës ka shqiptuar masën e suspendimit për katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, pas inspektimit të procedurave te ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit Astrit Dehari.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie, Ministria e Drejtësisë.

Në komunikatë është thënë se Inspektorati i kësaj ministrie, "gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit, edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale".

Si pasojë e këtyre neglizhencave, thuhet në komunikatë, "janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilëve u është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG