Ndërlidhjet

Të paktën 10 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Haiti


Pasojat e stuhisë Matthew, që goditi Haitin muajin e kaluar
Pasojat e stuhisë Matthew, që goditi Haitin muajin e kaluar

Autoritetet në Haiti thonë se nga vërshimat të paktën 10 persona kanë humbur jetën në tri provincat në veri ndërkohë që shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë gjithë rajonin.

Ministria e brendshme dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile njoftojnë gjithashtu se vërshimet kanë përfshirë edhe pjesën jugperëndimore të gadishullit që u godit nga stuhia Mattheë muajin e kaluar, njofton AP.

Zyrtari i Mbrojtjes Civile Jean Henry Petit tha se një sasi e madhe e ujit nga shiu i rrëmbyeshëm përfshiu qytetin verior Cap-Haitien gjatë 48 orëve të fundit. Ai tha se shtatë persona vdiqën brenda qytetit dhe katër të tjerë janë zhdukur.

Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet se në mesin e të viktimave janë edhe një nënë me tre fëmijë, shtëpia e të cilëve u shemb jashtë qytetit Cap Haitien.

Vërshimet u njoftuan edhe në jugperëndim të vendit, një zonë kjo që po rimerr veten pas stuhisë e cila la pas vetes, siç njofton qeveria, 546 të vdekur. (REL)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG