Ndërlidhjet

Vdes në burgun e Prizrenit një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se një i ri ka vdekur në burgun e Prizrenit, në rrethana ende të pasqaruara. I riu, që u identifikua si Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ndodhej nën masën e paraburgimit, pasi u arrestua javë më parë me akuzën për përfshirje në sulmin me armë zjarri mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Mediat në Prishtinë cituan zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës të kenë thënë se i ndjeri Dehari ka përdorur “një sasi barnash, duke rënë në koma” por nuk dhanë asnjë hollësi tjetër përveç se hetimet për rastin po zhvillohen me prokurorinë e shtetit dhe Policinë.

Prokuroria e Prizrenit e ka cilësuar vdekjen ‘si të dyshimtë” dhe ka thënë se po kryen hetimet për të ndriçuar rrethanat.

Lëvizja Vetëvendosje, anëtar i së cilës ishte Dehari, ka shprehur pikëllimin e thellë me vdekjen e tij, ndërsa ka nënvizuar se "si hero do ta kujtojë përgjithmonë”.

Një sulm mbi Kuvendin e Kosovës, u krye në muajin gusht me armë zjarri duke shkaktuar dëme materiale. Javë më vonë Policia e Kosovës arrestoi gjashtë persona me dyshimin se kanë kryer vepër penale të sulmit mbi objektin zyrtar. (REL)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG